E.K. nga Fushë Kosova, ka tash e tre muaj që e ka fituar betejën ndaj coronavirusit. Megjithatë, lufta me të akoma s’ka përfunduar. Ajo më pas ka rezultuar negative ndaj COVID-19, mirëpo vazhdon të ketë çrregullime. Tani ka probleme me humbjen e shijes.
Këtë shqetësim thotë se e ka që nga koha kur ishte përballur me simptomat e para të coronavirusit. Megjithatë edhe tre muaj pasi e ka kaluar virusin, shija nuk i është kthyer plotësisht.
Duke mos dashur të identifikohet, gruaja thotë për Telegrafin se pos shijes, ka çrregullim edhe me nuhatje duke mos ndier aromën e gjërave dhe ushqimeve të ndryshme.
Kjo simptomë, që në termin mjekësor njihet si Anosmia, është duke u manifestuar tek dhjetëra persona si simptomë e post-COVID-19.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë në udhëzimin e saj për sa i përket pandemisë globale, thotë se humbja e shijes dhe aromës mund të jenë simptomat fillestare të sëmundjes.
Se mund të ekzistojnë dyshime të tilla, e ka konfirmuar edhe mikrobiologu kosovar, Lul Raka.
“Tek disa persona, shija nuk kthehet menjëherë pas shërimit”, i ka thënë ai shkurtimisht Telegrafit.
Humbja e shijes, aromës apo e oreksit ndikojnë edhe në gjendjen emocionale të pacientit.
Këtë e ka konfirmuar edhe psikoterapeuti Yll Avdijaj, i cili thotë se ka pacientë që janë përballur me simptoma të tilla e që më pas i kanë manifestuar në forma të ndryshme.
“Duke u bazuar në rastet që kemi punuar gjatë kësaj pandemie, e sidomos me personat të cilët kanë qenë të prekur nga COVID-19, e që më pas kanë kërkuar edhe trajtim psikoterapeutik, dëshmojnë për gjendjet e tyre se si kanë kaluar gjatë periudhës së izolimit duke qenë të infektuar. Një nga shqetësimet ka qenë edhe çështja e simptomës në humbjen e shijes dhe aromës. Ajo çka e tërheq vëmendjen më shumë në këtë çështje janë komentet e tyre kur thonë: ‘kur e humba shijën dhe aromën, mendoja çka nëse nuk do të më rikthehet prapë. Si do të jetoj pa shijuar dhe pa ndier aromën’. Sigurisht se përjetimet e tilla tek këta persona, sjellin edhe pyetje ekzistenciale që lidhen me vetë rëndësinë dhe kuptimin e jetës dhe mënyrën se si do të dukej më pas kjo gjendje”, ka deklaruar Avdijaj për Telegrafin.
Avdijaj tutje shton se personat që janë përballur me simptoma të tilla, kanë kaluar në faza depresive të cilat paraprakisht janë paraprirë me përjetime stresi, ankthi apo sulme paniku.
“Në raste të mos trajtimit të këtyre problematike, në aspektin psikologjik, mund të përfundojnë si përvoja traumatike të cilat më pas mund të pasohen me gjendje ankthi”, ka shtuar tutje ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës