Ekspertët shëndetësorë për një kohë të gjatë kanë bërë të ditur se vera e kuqe (kur konsumohet në sasi modeste, normalisht) mund të sjell efekte pozitive në shëndetin tonë
Vera e kuqe i zvogëlon nivelet e kolsterolit, e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ndihmon në memorie kur futemi në vitet e pleqërisë.
Por, përveç këtyre, tani një studim i ri bën të ditur se vera e kuqe e përmirëson edhe pjellorinë te gratë, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit e Universitetit të Uashingtonit në St. Louis, Missouri, kanë zbuluar se gratë të cilat konsumojnë të paktën një gotë verë në javë kanë mndësi më të mira të mbesin shtatzënë sesa ato të cilat nuk konsumojnë.
Kjo mund të jetë për shkak të prezencës së resveratrolit – antioksidant i cili gjendet në rrushin e kuq dhe që njëkohësisht vepron si përbërës i fuqishëm për anti-plkaje.
Autorët e këtij studimi kanë anketuar 135 gra të moshave mes 18 dhe 44 vjet, duke u kërkuar atyre të mbajnë shënime se sa alkool konsumojnë çdo muaj.
Gjatë së njëjtës periudhë, gratë u ishin nënshtruar skanimeve të rregullta të ultrazërit për të parë sa vezë të shëndetshme i kishin pasur.
Gratë të cilat kishin konsumuar pesë gota verë përgjatë një muaji kishin pasur tendenca të kenë më shumë vezë të shëndetshme, pavarësisht faktorëve tjerë si mosha dhe të ardhurat.
Megjithatë është e rëndësishme që këto zbulime të trajtohen me kujdes, sepse për këtë konstatim janë studiuar vetëm pak njerëz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës