Site icon Telegrafi

Venko Filipçe është kandidati i vetëm për kryetar të LSDM-së për zgjedhjet partiake të 16 marsit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe është kandidati i vetëm për kryetar të partisë në zgjedhjet e rregullta brendapartiake që do të mbahen më 16 mars të vitit 2025, ka përcaktuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Komisioni mbajti seancë për shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura për kryetar të LSDM-së dhe përcaktimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet e rregullta brendapartiake.

“Bazuar në Statutin e LSDM-së si dhe nenin 9 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidim dhe zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar listën e vetme të kandidatëve të konfirmuar për kryetar të LSDM-së: 1. Venko Filipçe”, njoftoi sot LSDM.

Vendimi i Komisionit do të publikohet në ueb faqen e LSDM-së së bashku me programin e kandidatit dhe do t’u dorëzohet të gjitha Komisioneve Komunale Zgjedhore.

LSDM, thonë nga atje, është e vetmja parti në vend në të cilën anëtarësia zgjedh kryetar në zgjedhje të drejtpërdrejta brendapartiake, gjë që, theksojnë, flet për kapacitetin demokratik si të partisë ashtu edhe të anëtarëve të saj.

Exit mobile version