Vendrritja e Tulipanit Shqiptar (Tulipa albanica), me një siperfaqe prej rreth 35.5 hektarësh u shpall “Monument Natyre”, Kategoria III, nga Qeveria shqiptare ditët e fundit.
Kjo specie është zbuluar në vitin 2010 nga profesor Lulëzim Shuka dhe Kit Tan nga Universiteti i Kopenhagenit, dhe përfaqësohet nga një popullatë shumë e vogël me rreth 300 bimë në zonë e Kolshit në Kukës.
Për këtë arsye, Prof. Lulëzim Shuka dhe studiuesi Besnik Hallaçi, që sot nuk jeton më, në vitin 2018 e futën atë në Listën e Kuqe të Specieve Globalisht të Rrezikuara duke e vlerësuar “si të Rrezikuar në Gjendje Kritike”.
Tulipani shqiptar është e vetmja specie bimore shqiptare me ketë status në Listën e Kuqe të Unioni Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës (IUCN).
Profesor Lulëzim Shuka e vlerëson pozitivisht vendimin e qeverisë për shplljen “Monument Natyre” të vendrritjes së tulipanit shqiptar.
“Është një gjë e mirë sepse i kushton një vëmendje ruajtjes së kësaj specie vërtet shumë shumë interesante. Nga pikëpamja biologjike është një specie e cila është mjaft e bukur, përafron me tulipanët natyrorë dhe ndoshta mendoj do të mundësohet me këtë status të ri një mbrojtje e mirë nëse prej stafit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Kukës do do t`i kushtojë vëmendjen e duhur”, thotë ai.
Zoti Shuka thotë me tej se statusi i ri duhet të shoqërohet me masa të tjera për mbrojtjen e tulipanit shqiptar.
“Në këtë zone, në një sipërfaqe të vogël ku ndodhet shumica e bimëve duhet të vendoset një roje. Zona mund të bëhet e vizitueshme me grupe të caktuara, por gjithmonë nën mbikëqyjen e një punonjësi të Zonave të Mbrojtura në Kukës që të ndalojë këputjen apo veprime të tjera në dëm të bimëve të tulipanit“, thotë ai.
Profesor Shuka thotë më tej se “çdo motivim, çdo publikim, cdo njohje e mëtejshme bën që të rritet vizitueshmëria, por nga ana tjetër rritet edhe rrreziku që i kanoset kësaj specie”.
Profesori i shkencave të natyrës thotë se ka bërë disa përpjekje për ti kultivuar farat e tulipsnit në Kopshtin Botanik në Tiranë dhe në zonën e Korcës, por përpjekjet kanë rezutuar pa sukses për shtimin e tij.
“Popullata e kësaj bime është në zvogëlim. Për shkak të keqkuptimit por edhe përhapjes së fjalëve se kjo specie mund të kultivohet edhe në vende të tjera bën që shumë dashamirës, ndoshta edhe jo, ta shkulin dhe ta transferojnë në kopshte e tyre. Ky tulipan nuk mund të jetojë jashtë habitatit të vet në zonën e Kukësit. Është një specie shumë interesante nga pikëpamja e përshtatshmërisë në këtë mjedis. Ka ca gjedhe që në gjuhën popullore quhen si govatë dhe kjo lloj bime në këtë mjedis që rritet ka përpunuar një strategji mjaft të zgjuar mbijetese. Gjethja si govatë bën që nga shirat që bien ujin ta mbledhë dhe ta çojë përmes kërcellit drejt bulbit”, thotë ai.
Zoti Shuka thotë se janë edhe dy pika të tjera ku gjendet kjo bimë ndërkohë që para 5viteve u zbulua një tjetër tulipan, ai i Kosovës në zonën e Hasit.
Profesor Shuka thotë se 12 vitet e fundit janë zbuluar 12 lloje të reja bimësh për shkencën shqiptare ku më e fundit është zbuluar në zonën e Ksamilit.
“ Bima ‘fshesë e Ksamilit’ (Limonium ksamilum) është lloji më i ri bimor i gjinisë Limonium endemik i zbuluar së fundi për Shqipërinë, i publikuar nga revista botërore shkencore “Phytotaxa” në korrik të vitit 2022. Për shkak të përhapjes shumë të kufizuar në brigjet perëndimore të gadishullit të Ksamilit, autorët e zbulimit e kanë emërtuar “Limonium ksamilum”, thotë ai.
Profesori i shkencave të natyrës thotë se duhen përkrahur studiuesit e natyrës dhe kontribuesit e saj. Ai vlerëson përkushtimin e Besnik Hallaçit, ish drejtuesit të zonave të mbrojtura në Kukës i cili nuk arriti të fitonte betejën me “Covid 19” rreth 2 vite më parë.
“Unë kam bashkëpunuar gjatë me kolegun tim Besnik Hallaçi i cili nuk jeton më. Por kontributi i tij sidomos për Qarkun e Kukësit është i pallogaritshëm.Them se ishte një humbje e madhe. Dhe e keqja është se shpeshherë ka specialistë që e duan natyrën ,punojnë shumë, sakrifikojnë shumë dhe vlerësimi është shumë i pakët, ndonjëherë i heqin edhe nga puna.”, thotë ai.
Shqipëria , thotë duke përfunduar zoti Shuka, po e humbet një brez botanistësh dhe të rinjtë nuk priren të merren me kërkime shkencore duke krijuar një boshllëk të madh për studimin e natyrës shqiptare./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova