Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), kanë protestuar kundër vendosjes së Presidencës në objektin e kësaj ministrie.

Ata po kërkojnë që mos të zhvendosën nga objekti deri t’u bëhet një zgjidhje për t’u vendosur në ndonjë objekt publik, që nuk do të kishte kosto të qerasë.


Bashkë me punëtorët protestues ka qenë edhe kryetari i sindikatës së MKRS-së, Labinot Berisha.

Ndryshe lidhur me këtë çështje dje ka reaguar edhe ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i cili theksoi se zhvendosja e Presidencës në zyrat e MKRS-së  rrit koston e shpenzimeve qeveritare për qira. /Telegrafi/

74888307 512448092939827 730707532007342080 n 1

75366360 413117469572324 9052718473490202624 n 1

75501037 1232175396969532 6424631047379484672 n 1