Implantologjia është pjesa e kirurgjisë orale që përfshin vendosjen e një implanti dentar. Është një procedurë që zëvendëson rrënjët e dhëmbëve tuaj, me metal titani që duken si vida, për të zëvendësuar dhëmbin e humbur ose të dëmtuar me një dhëmb artificial që duket dhe kryen të njëjtin funksion si dhëmbët e vërtetë.
Procedura operative që do të përdoret për kryerjen e implantit varet nga lloji i implantit dhe gjendja e nofullës. Vendosja e implantit dentar është operacion që mund të përfshijë disa procedura. Përfitimi kryesor i implanteve është mbështetja e fortë për të gjithë dhëmbët e rinj. Ky proces kërkon integrimin e implantit në kockë. Meqënëse për shërimin e kockës kërkohet kohë, vetë procesi mund të zgjasë disa muaj (3-4 muaj).
Përse dhe kur bëhet implanti dentar?
Implantet dentare vendosen në mënyrë kirurgjikale në nofull, ku shërbejnë si rrënjë për dhëmbët e humbur/të hequr më parë.
Implantet dentare mund të jenë të përshtatshme për ju nëse:
– Ju mungojnë një ose më shumë dhëmbë
– Nofulla është e shëndetshme dhe ka rritje të plotë
– Keni kockë të mjaftueshme për të mbështetur implantet ose mund të bëni transplant të kockës
– Keni inde të shëndetshme orale
– Nuk keni sëmundje që do të ndikojnë në shërimin e kockave
– Ju nuk mund ose nuk dëshironi të mbani protezë
– Dëshironi të përmirësoni të folurit tuaj
– Jeni gati t’i përkushtoheni procesit për disa muaj
– Nuk jeni duhanpirës
Rreziqet e mundshme
Si çdo operacion, implanti dentar mbart disa rreziqe shëndetësore. Megjithatë, problemet ndodhin rrallë, dhe nëse ndodhin, ato zakonisht janë të vogla dhe trajtohen lehtësisht. Rreziqet përfshijnë:
– Infeksion në vendin e implantit
– Lëndim ose dëmtim të strukturave përreth, si dhëmbët e tjerë ose enët e gjakut
– Lëndim nervor, i cili mund të shkaktojë dhimbje, mpirje ose ndjesi shpimi si me gjilpër të dhëmbëve tuaj natyralë, mishrave, buzëve ose mjekrës
– Probleme me sinuset, kur nuk ka vëllim kockor të mjaftueshëm gjatë implantimit, mund të arrihet tek membrana e sinusit, gjë që mund të krijojë komunikim mes kavitetit oral dhe sinusit dhe kjo hap mundësinë e infektimit në këto hapësira. Në rast të përdorimit të forces së tepërt, implanti mund të shtyhet në zgavrën e sinusit.
Parandalimi i komplikimeve gjatë vendosjes së implantit
Nëse ndërhyrja implantologjike është e planifikuar mirë dhe ka përgatitje adekuate të pacientit, rreziku i komplikimeve reduktohet në minimum. Me masat e reja diagnostike moderne, të gjitha masat e rëndësishme anatomike të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje gjatë punës meren para kohe. Gjithashtu, imazhet CBCT të nofullës së sipërme dhe të poshtme na ofrojnë një plan të hershëm për pozicionin e saktë të implantit. Me ndihmën e stomatologjisë digjitale tashmë përcaktohet se ku do të vendoset implanti, gjatë së cilës krijohet një udhëzues implantologjik i individualizuar. Ky udhëzues synohet të fiksohet në nofullën e sipërme ose të poshtme, në varësi të vendit ku do të jetë vetë ndërhyrja dhe të ndihmojë në implantimin.
Për më shumë informacion rreth procedurës, rezervoni konsultën me një specialist të kirurgjisë orale në 02 3091 484, i cili do t’ju këshillojë për zgjidhjet e mundshme të problemit tuaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë