LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e ashensorëve në banesa publike e limituar, shkak buxheti

Vendosja e ashensorëve në banesa publike e limituar, shkak buxheti

Vendosja e ashensorëve është kthyer në një proces rutinë për çdo pallat të ri, por a janë instaluar edhe në ndërtesat publike në kryeqytet dhe si mirëmbahen nga komuna, këtë e ka sqaruar zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku.

Ashensorët janë shumë të nevojshëm në çdo ndërtesë dhe instalimi i tyre është i domosdoshëm.

“Janë afërsisht 50 ashensorë, por me buxhetin e ndarë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, mund të realizohen deri në 8 apo maksimalisht 10 instalime, sepse buxheti kufizon përmbushjen e të gjitha kërkesave. Megjithatë, me pjesëmarrjen financiare të banorëve dhe drejtorisë, mund të gjenden zgjidhje,” tha Lushaku për Radio Kosovën.


Sa i përket ankesave për mirëmbajtje, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin normal të ashensorëve, ato duhet të adresohen tek Ndërmarrja Publike Banesore.

“Këto ankesa duhet të deponohen në ndërmarrje dhe të merren parasysh nga menaxhmenti atje. Nëse nuk ka mirëmbajtje të duhur, atëherë duhet të ndërmerren masa për një funksionalizim më të mirë dhe gjendje më normale,” tha Lushaku.

Ai gjithashtu theksoi se, sipas raportimeve nga Ndërmarrja Publike Banesore, ashensorët që ata mirëmbajnë janë kryesisht në gjendje të rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori