LAJMI I FUNDIT:

Vendoset për seancën e re, kjo është data

Vendoset për seancën e re, kjo është data

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që seancën e re parlamentare, ta zhvillojë me 30-të nëntor.

Kjo seancë parashihet t’i ketë 14 pika të rendit të ditës, raporton Klan Kosova.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë.


Ata të enjten u larguan nga seanca parlamentare, pasi që disa deputetë të pozitës, i tërhoqën nënshkrimet e kërkuara nga Vetëvendosje, për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku pritej të diskutohej për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.