Vendin s’e kanë mbytur të çmendurit, por budallenjtë që armë kanë paturpësinë, mediokritetin dhe egoizmin provincial
Për të karakterizuar shëndetin mendor të një shoqërie, dijetarët e sociologjisë, në shumë raste, i referohen ligjërimit publik. Duke u konceptuar një shoqëri e caktuar si një entitet i mbyllur me lidhje të qëndrueshme, dijetarët e vështrojnë dhe analizojnë fjalën, ligjërimin apo, thënë më shkoqur, tekstin që shkruajmë të gjithë kur jemi të dënuar të komunikojmë për të lëvizur përpara shoqërinë. Në shoqëritë e epokës digjitale ky tekst apo ky ligjërim është i mundshëm të arrihet nga të gjithë, mjaft të kesh një aparat telefoni. Ndërkaq, mediat e mëdha gjeneraliste, siç thuhet, TV-të apo radiot, ende e ruajnë një farë supremacie në komunikimin publik.
Problemi më i vështirë që kanë sot mediat në shoqëritë e emancipuara, është të ndërtojnë hierarkinë e vlerave dhe të mundësojnë që në hapësirën publike të marrin fjalën sidomos ata që kanë më shumë përvojë, talent dhe mençuri dhe janë ekspertë në fusha të caktuara.
Meqenëse revolucioni digjital u ka mundësuar të gjithëve që të bëhen aktorë dhe spektatorë të ligjërimit publik, mediat gjeneraliste dhe ato publike sidomos, bëjnë kujdes që të respektohen hierarkitë e vlerave dhe në ligjërimin e tyre të ruhet një lloj etike dhe mundësisht raporti i informacionit që përmban vlerë me atë që quhet vlerë konsumi apo mall zbavitës, të jetë i balancuar. Kjo paraqitje bën të mundur që të dallohet, fjala vjen, ligjërimi publik në median franceze nga ai në mediat italiane dhe nga ai në mediat amerikane. Pra, nëse do të shpreheshim më shkoqur, do të thosha se gjithçka që shohim dhe dëgjojmë nga të gjitha llojet e mediave është një lloj teksti që ka disa autorë dhe shoqëria e gjithë i ngjet një skene të madhe teatri në të cilën një palë janë spektatorë dhe të tjerët aktorë.
Ata që ngjiten në skenë dhe recitojnë tekste të ndryshme, në pjesën më të madhe janë ata që ne i paguajmë me taksat tona. Me një fjalë, në këtë rast, ne çdo natë presim një biletë të kripur kur hapim TV-të dhe shohim ata që na recitojnë për natë. Paguajmë taksat me të cilat shpërblehen politikanët tanë që janë aktorët kryesorë të tekstit që na recitojnë çdo ditë; paguajmë në çdo blerje që bëjmë një taksë që përkthehet pastaj në fitim të kompanive që paguajnë reklama dhe nga ato reklama fiton, fjala vjen, Blendi Fevziu një rrogë të madhe apo të tjerë gazetarë apo aktorë filmash e dramash; paguajmë një taksë të kripur për miliardat që merr televizioni publik shqiptar e kështu me radhë. Ndaj ata që dalin çdo natë dhe na recitojnë në mediat tona janë në fakt aktorët që i paguajmë ne.
Një shoqëri ka nevojë të informohet, të zbavitet dhe të edukohet. Për këtë arsye llojet e ndryshme të informacioneve ndërthurin imazhe nga e shkuara, e sotmja dhe parashikojnë disa herë edhe të ardhmen. Teksti që përtypim ne të gjithë është në një farë mënyrë si një dramë me disa akte e cila na mundëson që të kuptojmë vendin tonë, të njohim njëri-tjetrin, të kultivojmë në marrëdhëniet tona vlerat e qëndrueshme njerëzore dhe të paraqitemi kështu si një shoqëri normale.
Mirëpo çfarë ndodh?
Për fat të keq, nëse dikush do të ketë nerva një ditë të vetme dhe do të shohë se çfarë tregojnë shqiptarët në mediat e tyre dhe çfarë teksti lexojnë, pa asnjë mëdyshje do të thoshte se këtë vend e kanë mbytur budallenjtë. Jo të çmendurit.
Të çmendurit janë një kategori më romantike dhe nuk dua të fyej askënd që e ka përjashtuar veten nga shoqëria dhe është mbyllur në një institucion ku i lejohet të thotë çfarë të dojë. Alda Merini, një poete e famshme italiane, kishte mbledhur ligjërimin e të çmendurve dhe teksti i tyre është gjithë poezi. Më kujtohet vetëm një prej tyre që thoshte se kishte dëshirë të hidhej nga dritarja, se dielli që rrinte lart e bezdiste dhe toka që ishte poshtë i dukej si një dyshek i ndyrë që ai do ta sfidonte duke qëndruar në ajër.
Pra, unë i adhuroj të çmendurit. Problemi është me budallenjtë. Në këtë rast nuk dua të jem i pasjellshëm me ata që ne i quajmë budallenj. Nuk e kam fjalën për ata njerëz që lindin me një kufizim të lehtë psikomotor dhe që janë të vonuar në shumë veprime. edhe ata unë i dua dhe, nëse mundem, i ndihmoj me çdo mjet që të ndjehen njëlloj si ne. Unë e kam fjalën për budallenjtë që kanë si armë të tyre paturpësinë, mediokritetin dhe egoizmin provincial. Për njëmijë e një arsye, ky soj njerëzish është me shumicë në të gjitha shoqëritë moderne. Ata popullojnë me tepri sidomos televizionet dhe meqenëse ngushtësia tragjike e intelektit të tyre nuk i lejon të shohin përtej luksit që ata zotërojnë nga roli prej shralatani ose roli prej budallaçke që luajnë, e shpallin veten menjëherë si qendër e vendit dhe i japin menjëherë të drjetë vetes që të tregojnë për jetën e tyre.
Të gjithë ata që ndjekin emisionet zbavitëse apo informuese të quajtura show politike apo sociale kanë vënë re se në ato shfaqje drejtuesit apo drejtueset e tyre nuk rrëfejnë atë që duan spektatorët e gjorë, por pambarimisht rrëfejnë veten e tyre, zgërdhihen e artikulojnë një tekst që ka në qendër vetëm ata dhe ata ose ato na tregojnë për heroizmat që kanë bërë, për luksin që zotërojnë dhe për jetën boshe të tyre. Pjesa më e madhe janë imitime banale të këtyre spektakleve që bëhen nga TV-të italiane sidomos.
Mirëpo, ka një ndryshim të madh mes asaj që kanë projektuar autorët italianë dhe asaj që na servirin shqiptarët. Po marr një shembull: Maria de Filipi është e famshme në Itali me emisionin “C’e posta per te”. Ky format ashtu si edhe formatet e tjera që ajo drejton si “Uomini et donne” janë konceptuar si takime, vende apo mundësi për të përafruar njerëzit dhe për të diskutuar në publik edhe ngjarje nga jeta e përditshme që familjet nuk i zgjidhin dot. Duke mediatizuar problemet shoqërore të vendit të saj, Maria de Filipi është bërë e famshme sepse i trajton ato si një motër apo si një nënë dhe është bërë institucion meqë ajo femër kurrë nuk luan teatër dhe në asnjë rast nuk harron se është edhe ajo një prej atyre personazheve që ajo i ndihmon. Aq e famshme u bë ajo me emisionet e saj sa në Itali doli një barsoletë që Maria po zgjidh problemin e papunësisë, sepse aq të rinj sa ka punësuar ajo, nuk i ka punësuar as shteti. Mirëpo, Maria ka një model që ndjek dhe ky model është edukata dhe formimi kristian i përunjësisë dhe i mëshirës.
Në emisionet e Maries të gjithë qajnë, aq sa edhe për këtë është bërë objekt barsoletash. Të njëjtin format ka zgjedhur edhe një TV këtu te ne. Dhe, më e bukura është se ai TV kombëtar e shfaq në të njëjtën orë me atë të Marijes. Mirëpo, që në titull ky format është një imitim i jashtëm dhe nuk ka asgjë të përbashkët më Marijen. Dhe kulmi arriti këtë të shtunë kur për të bërë të lumtur një minator (“Dua të të bëj të lumtur” – quhet emisioni), moderatorja kishte ftuar Blendi Fevziun, i cili për ta bërë të lumtur minatorin i dhuroi atij katër librat e tij me 1,200 copë fletë. Gjysmë ore foli Blendi dhe tregoi se kur e kishte dëgjuar për herë të parë fjalën minierë, ndërsa minatori i gëzuar rrinte e dëgjonte Blendin kur ai tregonte bëmat në diktaturë dhe famën në demokraci. Në anën tjetër ishte një histori e ndryshme. Një familje napoletane ishte objekt i Marijes.
Dy fëmijët kishin thërritur nënën e tyre në emision dhe donin t’i bënin asaj një surprizë sepse ajo ishte treguar një heroinë e vërtetë. Pasi i kishte vdekur burri, ajo kishte punuar si një luaneshë duke ecur në këmbë me orë të tëra, sepse as lekë për urban nuk kishte, duke bërë punët më të rëndomta si pastruese derisa i kishte rritur fëmijët të cilët nga ana e tyre kishin lënë mënjanë ëndrrat dhe kishin përveshur krahët për të punuar. Djali kishte një ëndërr për një makinë që nuk mund ta blinte dot. Vajza e talentuar në letërsi nuk mund të vazhdonte universitetin sepse ai kushtonte. Kjo histori prekëse dhe e thjeshtë që tregon modelin e një shoqërie që ka në themel punën i paraqitej publikut. Fëmijët i kishin bërë një dhuratë nënës së tyre dhe kjo ishte takimi me një aktor të Hollivudit, Patrik Dempsey, i cili gjatë gjithë kohës që dëgjonte historinë, lotonte.
Në fund nuk foli asnjë fjalë për veten e tij, por djalit i dhuroi një makinë, nënës një mbajtëse parash në formën e derrkucit mbushur me të holla. Ndërsa emisioni i Marijes së bashku me një universitet i dhanë vajzës dokumentin ku shkruhej se ishte gjetur bursa që ajo të vazhdonte studimet në bachelor e master për letërsi. Minatori ynë erdhi nga nuk e di se ku dhe dëgjoi një orë heroizmat e Blendi Fevziut dhe në fund mori me vete edhe katër vepra të Blendit. Ndërsa gjatë gjithë kohës moderatorja vetëm qeshte dhe qeshte e lumtur, por një Perëndi e di se përse. Këtu te ne edhe kur e kanë përdorur këtë format, pra mëshirën dhe solidaritetin, në mënyrë banale kanë zgjedhur Edi Ramën të veshur si Plaku i Vitit të ri që i zgjidh hallet në TV.
Edi Rama nuk i zgjidhi si Edi po si kryeministër me institucionet e shtetit. Aktori nga Hollivudi futi dorën në xhepin e tij. Po kjo është përsëri një histori tjetër. Unë e kam të qartë se edhe emisioni i Marijes është një lloj mashtrimi, sepse nuk mund të zgjidhen problemet shoqërore me emisione, por meqenëse gjithë ligjërimi është një mashtrim apo një modifikim, të gjithëve na pëlqen të na tregojnë një botë ku shohim vlera dhe jo një botë të mbushur me budallenj arrogantë që na tregojnë se sa të ndryshëm janë nga ne dhe se sa pasuri kanë apo sa mend shesin në tregun e neveritshëm të medias shqiptare.
Vetëm duke qenë kështu, unë e kuptoj se përse shqiptarët që të tjerët i vizatojnë si vendin më të varfër në Evropë shpenzojnë mbi një miliard e ca euro për pushime jashtë vendit dhe përse në një vend të mbyllur me kulturë anadollake, iniciativën për t’u folur fëmijëve për nocionin e gjinisë është një fyerje për burrat dhe gratë me mustaqe. Tani e kuptoj se përse gjoba më e rëndë në statutet e Shkodrës të shek. XIV ishte për fyerjen për mustaqet. Kjo fyerje ishte në themel të hakmarrjes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri
Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
“Rashë në 43 kilogramë” - Loredana rrëfen në librin e ri depresionin pasi u nda nga Mozzik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit