Vendimi i KE-së ‘ndikon’ në çështjet e brendshme të Maqedonisë së Veriut

Njohësit e çështjeve politike thonë se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ashtu siç kërkon opozita maqedonase do të varet nga vendimi i Brukselit për ta caktuar datën ose jo për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Ndërkaq, shumica parlamentare konsideron se pas mbylljes së kontesteve me fqinjët dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO vendi të gjithë energjinë duhet ta orientojë në zhvillimin e ekonomisë.
Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, për Radion Evropa e Lirë shprehet optimist se Brukseli në këtë tetor do të japë dritën jeshile për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE dhe me këtë thotë se vendi do të përkushtohet në realizimin e reformave dhe jo organizimin e zgjedhje të parakohshme.
“Mendoj se caktimi apo moscaktimi datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE do të ketë ndikim edhe në proceset e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht kur bëhet fjalë për kërkesën e opozitës që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”.
“Në rast se Brukseli do të caktojë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedoninë së Veriut normalisht se nuk pritet që pas kësaj vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por ajo që nevojitet është fokusim në realizimin e reformave dhe përgatitjen e po të njëjtave negociata” thekson Neziri.
Nga ana tjetër, politologu maqedonas Petar Arsovski, për Radion Evropa e Lirë, thotë nga arsyeja që do të imponojë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të varet edhe ajo se kujt do t’i shkojnë më shumë për shtati zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pushtetit që thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje ose opozitës e cila në vazhdimësi e ka kërkuar një gjë të tillë.
“Në këtë moment, se kush do të përfitojë më shumë nga organizmi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të varet nga narrativi se çka do të jetë ajo që do të imponojë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”.
“Nëse caktohet datë për fillimin e negociatave dhe njëherësh Maqedonia tani më po bëhet anëtare e NATO-s, kjo do t’i shkojë më shumti për shtati pushtetit. Por, nëse zgjedhjet imponohen si rezultat i krizës nëse Maqedonia nuk arin të marrë datë për fillimin e negociatave, atëherë kjo gjë do t’i shkojë për shtati opozitës”, thotë Arsovski.
Ai vlerëson se nëse Maqedonia e Veriut nuk arrin të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim atëherë do të intensifikohen aktivitet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Para organizmit të zgjedhjeve të parakohshme pritet të pësojë ndryshime dhe modeli zgjedhor për çka nga dikasteri i drejtësisë thonë se duhet të arrihet konsensus mes partive politike.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, për Radion Evropa e Lirë duke komentuar kërkesat për ndryshimin e modelit zgjedhor dhe idetë e hedhura nga partitë politike dhe deputetët e pavarur, thotë se çdo ide do të fitojë peshë politike nëse arrin të sigurojë mbështetje nga shumica.
“Në esencë nuk ka model ideal për asnjë proces zgjedhor. Mbi të gjitha, ata të cilët kanë ide le t’i shtrojnë idetë e tyre përmes procedurave të caktuara me propozime konkrete që Parlamenti për një propozim konkret të mund të përcaktohet”.
“Nëse fillojmë kontekstin e ideve të hedhura, në Parlament ka 120 deputetë dhe janë 120 ide individuale, pra sa parti politike aq ide partiake kemi kështu që le t’i sublimojnë ato ide në propozime konkrete kështu që mbi ato propozime konkrete të mund të debatojmë,” ka theksuar Xhaferi./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës