Fort Knox në Kentucky, jo vetëm në Amerikë, por në botë, shihet si një nga vendet me standardet më të larta të sigurisë.
Bëhet fjalë për vendin i cili njihet edhe si Depozituesi i Shufrave të Arit të Shteteve të Bashkuara, përcjell Telegrafi.
Duke marrë rreth një vit punë, projekti për të strehuar rezervat e arit të SHBA filloi ndërtimin në vitin 1935.
Sipas Thesarit të SHBA-së, ndërtimi atëbotë kushtoi 560,000 dollarë. Aty nuk gjendet i gjithë ari i Amerikës, por përmban rreth gjysmën.
E sipas Wikipedia, rezervat e SHBA-ve janë 8,965 tonë, me një vlerë tregu prej mbi 310.5 miliardë dollarë (por jo i gjithë ky ari ruhet në Fort Knox).
Ndërsa sipas një shkrimi të DailyMail të vitit 2017, në këtë depozitë gjenden rreth 4 mijë ton, vlera e të cilit llogaritet rreth 186 miliardë dollarë.
Përveç arit, supozohet se aty fshihen edhe dokumente të rëndësishme shtetërore, përcjell Telegrafi.

I drejtuar nga “United States Mint”, objekti në fjalë është pjesë e një rrjeti prej gjashtë objekteve që mbrojnë këtë metal të çmuar.
“United States Mint” është një njësi e Departamentit të Thesarit, përgjegjës për prodhimin e monedhave për Shtetet e Bashkuara. Nuk prodhon para letre; kjo përgjegjësi i takon “Bureau of Engraving and Printing”.
Dhe sa i përket këtij roli, askush nuk është aq i famshëm sa Fort Knox.
Po sipas shkrimit të Daily Mail të vitit 2017, “depozitari gjithashtu mbajti Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Siç thuhet në disa të dhëna, “furnizimi fillestar” i arit u bë drejt Kentuckyt me hekurudhë. Përgjegjësia është marrë nga Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara.
“Kjo ishte metoda e vetme e sigurimit të arit sepse, në atë kohë, ky institucion ishte e vetmja agjenci që mund të pranonte detyrimin nëse ndonjë pasuri do të humbiste”, thuhet në arsyetim.
Ndërsa është ndërtuar me materialet më të forta të mundshme, nga jashtë i ngjan një kështjelle, përcjell Telegrafi.
Nën tokë qëndron një përzierje komplekse e shtresave të padepërtueshme për nga fortësia, si dhe procedurave të fshehta të sigurisë.
Si karakteristikë është se vetëm një derë e hyrjes së saj peshon 20 ton dhe ka kaluar prova të ndryshme testimi – e trashë rreth 50 centimetra dhe është e qasshme vetëm nëpërmjet “kodeve të veçanta”.
Gjithashtu, stafi që punon në zyrat që rrethojnë “kështjellën prej graniti, çeliku e betoni” kanë udhëzime të ndryshme se si të hyjnë brenda, duke rritur natyrën ekskluzive të operacionit.
Është gjithashtu e dyshuar se zona përreth është e mbuluar në detektorë të lëvizjes dhe minave tokësore, dhe jo vetëm kaq. Ajo është e vendosur në një bazë ushtarake që strehon 30.000 ushtarë amerikanë dhe 300 tanke.
Dhe kur flasim për ekskluzivitet, vizitorët nuk u pritën në Fort Knox për dekada të tëra.
Franklin D. Roosevelt arriti të bënte një xhiro, por kjo mund të ketë qenë për shkak se ai ishte President në kohën e ndërtimit.
Gjithashtu, një delegacion nga Kongresi u lejua të inspektojë objektin në vitin 1974, kur u dyshua se ari ishte larguar nga aty.
Nëpunësit publikë nuk u lejuan përsëri brenda deri në vitin 2017, kur Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, mori vendimin për të kërkuar qasje.
Se çfarë në të vërtetë ndodh saktësisht atje, mund të jenë vetëm supozime dhe një fjali e tregon më së miri këtë: “Ndoshta e vetmja gjë e sigurt që gjendet brenda Depozituesit, është vetë sekreti i saj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker