Këtë javë, Parlamenti i Republikës Madhërisht Mjerane të Shqipërisë, u ofroi shtetasve shqiptarë pa dallim krahine, botëkuptimi e besimi fetar, pa dallim partie gjithashtu dhe, së fundi, pa dallim identiteti e orientimi gjinor, një shfaqje thuajse të paparë, gjatë së cilës zoti Kryeministër në personin e Edi Ramës dhe zoti ish-Kryeministër në personin e Sali Berishës iu sulën e vërsulën njëri-tjetrit, u mbërthyen e kapërthyen, u ndeshën, u përleshën e u kërleshën me shokushokun përmes një dhune gojore të një vrazhdësie të pashembullt.
Teksa ndiqja këtë betejë luanësh të politikës shqiptare të këtyre dhjetë vjetëve të fundit në arenën e quajtur Kuvend, mendja më shkoi çuditërisht te fjala “vend” dhe menjëherë, prej asaj, te fjala e urtë e popullit tonë “sipas vendit bëhet edhe kuvendi”, kuptimin e së cilës “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (Tiranë, 1980) e shpjegon në këtë mënyrë: “duke vepruar në përshtatje me rrethanat a me vendin ku ndodhesh”.
Nga kureshtja për të mësuar si e shprehin disa popuj të tjerë këtë mendim, këshillë apo përvojë, iu drejtova fjalorit frëngjisht dhe pashë se francezët thonë “hurler avec les loups”, d.m.th. “të ulërish me ujqërit”; pastaj një fjalor i vjetër anglisht më mësoi se anglezët thonë “When in Rome, do as Romans do” d.m.th. “Kur je në Romë, bëj siç bëjnë romakët”, ndërsa një tjetër fjalor anglisht, më i vonshëm, më informoi se thuhet edhe “to cry with the pack”, d.m.th. “të ulërish me lukuninë” (pra, me kopenë e ujqërve të uritur e të egërsuar); mandej, konsultova një fjalor italisht, sipas të cilit italianët thënkan, edhe ata, “chi va col lupo impara a urlare”, d.m.th. “kush shkon me ujkun, mëson të ulërijë”.
Si pasojë, po e modifikoj krahasimin tim të mësipërm të betejës Rama-Berisha, duke e zëvendësuar termin “luan” me termin “ujk”, aq më tepër që në Shqipërinë e sotme ende nuk ka luanë, por vetëm ujqër, sidomos në politikë, të shoqëruar këta kryesisht me çakej e hiena, në veçanti këto gjashtë vjetët e fundit. Gjithsesi, Berisha është një ujk më i vjetër, me më shumë përvojë se ujku Rama në betejat politike të këtyre tridhjetë viteve të tranzicionit tonë të dhi(mb)shëm postkomunist, por ky i fundit, pra, zoti Kryeministër, si zengjin i ri që është, ka më shumë babëzi për pushtet, para e reputacion (fjalë kjo e fundit që miku im Françesk Armadhi e shkruan paturpësisht me “n” pas shkronjës “a”, duke i bërë kësisoj jehonë proverbit shqiptar të pashkruar ndër fjalorë, sipas të cilit politika na qenka historikisht kurvë e çfarë kurve se: Madhështore!).
Lejomëni tani, të shtrenjta lexuese e të dashur lexues të kësaj rubrike, të mbërrij te fjala “vend”, e para në titullin e këtij shkrimi. Duke pasur parasysh historinë e trazuar të politikës pikërisht në këtë vend shqiponjash tashmë thuajse të ngordhura qysh nga koha e lavdishme e ilirëve, piratë guximtarë që u përballën me Romën, e deri më sot, në kohën e lavdhishme të politikanëve tanë, sidomos të atyre që janë në fuqi, piratë tinëzarë që përballen e përplasen me njëri-tjetrin, më vjen ndër mend thënia e Churchill-it, sipas të cilit “çdo popull ka qeverinë që meriton” dhe, rrjedhimisht, bie, madje kridhem thellë në mendime, sidomos lidhur me një fakt tronditës nga debati i fundit Rama-Berisha: Që të dy nuk vonuan të kalonin në sulme të ashpra kundër njëritjetrit, duke u futur në jetën private të secilit, madje me fjalë të rënda e tone të ngritura.
Sinqerisht, kjo më la një shije të keqe, fort të keqe, por, siç thotë populli ynë i urtë, shumë i urtë, madje më i urtë sesa duhet, jo çdo e keqe vjen për të keqe. Për këtë arsye dhe me qëllimin e çiltër e të ndershëm për t’i qetësuar gjakrat, do të doja që një ekip psikologësh, psikiatërish e psikanalistësh, vendas e të huaj, kompetentë e të paanshëm, t’i këqyrnin shkencërisht e klinikisht fjalët e shprehjet e përdorura nga zotërinjtë Rama e Berisha për të zbërthyer imtësisht personalitetin e tyre, duke hedhur objektivisht dritë mbi vetëdijen e pavetëdijen e secilit dhe për t’u thënë shqiptarëve se kë nga të dy protagonistët duhet të konsiderojnë si më të denjë për t’u besuar dhe se cili syresh duhet të kurohet urgjentisht për t’u shëruar nga vetvetja në mënyrë që edhe vendi, edhe Kuvendi ynë të shpëtojnë nga kthetrat e kriminelëve, e të korruptuarve dhe të mafioligarkëve, të cilët sot janë në pushtet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë