Metodologjia e re për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nga shoqëria civile shihet si frenim i zgjerimit dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por jo edhe pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kjo metodologji që u miratua më 5 shkurt (2020), ka për qëllim rivendosjen e perspektivës së besueshme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, vlerësojnë se e njëjta nuk mund të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë sa mund të ndikojë skepticizmi te disa shtete anëtare të BE-së, si Franca e Holanda, të cilat nuk janë pajtuar deri më tani për futjen në agjendë të çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Arbresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), thotë se Kosova tashmë i ka përmbushur kushtet e kërkuara për liberalizim dhe se metodologjia e re e Komisionit Evropian, nuk mund të ndikojë në këtë proces.
Ajo çfarë u ka mbetur institucioneve të Kosovës sipas saj, është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Kosova sipas Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, në të kaluarën është konsideruar se i ka përmbushur të gjitha kriteret, përkundër faktit që nevojitet të bëhet ende punë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos atij të profilit të lartë. Por, mbetet që të binden vendet skeptike, të cilat kanë penguar deri më tash liberalizimin e vizave, në mënyrë që liberalizimi i vizave të ndodh”, thotë Loxha.
Visar Xhambazi nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), thotë se liberalizimi i vizave është proces i ndarë dhe se është drejt finalizimit.
“Ky proces, pak a shumë është i mbyllur, pritet vetëm konfirmimi i vendeve anëtare dhe të procedohet tutje, sepse sipas Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kjo normalisht nuk do të ketë kurrfarë ndikimi”, thotë Xhambazi.
Xhambazi thotëse nëse qeveria e re e shfuqizon tarifën 100 për qind të vendosur për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, liberalizimi do të mund të ndodhte më shpejt. Sipas tij, ky do të ishte një hap pozitiv dhe do të ndikonte në politik-bërjen e BE-së.
“Normalisht që do të pritet me pozitivitet në qoftë se tërhiqet taksa sepse nuk ka më asnjë argument se pse duhet të stagnojë liberalizimi i vizave apo edhe negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Xhambazi.
Sa i përket dinamikës dhe kohës, drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arebresha Loxha, nuk pret që liberalizimi të ndodhë në gjysmën e parë të këtij viti.
“Unë nuk pres që kjo të ndodh në presidencën e Kroacisë, por mund të jemi ndoshta më pozitiv që kjo do të ndodhte në presidencën e gjermanëve, të cilët e marrin atë pas qershorit kur të përfundon presidenca ose lidershipi i Kroacisë”, thotë Loxha.
Për liberalizimin e vizave për Kosovën foli edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, i cili në fund të muajit të kaluar ishte për vizitë në Prishtinë.
Ai tha se “nuk mund të garantojë asgjë pasi që vendimi merret nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”.
Derisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shprehu zhgënjimin me mungesën e vendimit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se “Kosova është padrejtësisht e anashkaluar, pasi Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që nevojiten për liberalizim të vizave”.
Për tri vjet rresht, liberalizimi i vizave për Kosovën ishte kushtëzuar nga BE-ja me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Por, edhe pse Kuvendi i Kosovës, ndonëse me tri vjet vonesë arriti ta ratifikonte demarkacionin, BE-ja më pas nuk arriti konsensusin e brendshëm për t’ua hequr vizat qytetarëve të Kosovës. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?