Danimarka u bë vendi më i fundit evropian që konfirmoi rastet e variantit të ri të COVID-19, Omicron, të dielën.
Autoritetet shëndetësore daneze thanë se kishin regjistruar dy raste te udhëtarët nga Afrika e Jugut.
Një lajm i tillë vjen pasi Holanda, Gjermania, Republika Çeke, Italia, Britania e Madhe dhe Belgjika gjithashtu njoftuan se kishin zbuluar raste të llojit të ri të coronavirusit, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, Austria ka zbuluar rastin e parë të dyshimtë të llojit Omicron në Tirol, njoftuan autoritetet.
Pasagjeri që u kthye nga Republika e Afrikës Jugore javën e kaluar ishte pozitiv me indikacione për një variant të ri, megjithëse nevojitet një sekuencë e mëtejshme për konfirmim në ditët në vijim, njoftuan autoritetet në Tirol.
Mostra tani do t’i dërgohet Agjencisë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit për testime të mëtejshme.
Në anën tjetër, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se, ndërsa vendi i tij nuk kishte ende raste të konfirmuara, “ka të ngjarë që aktualisht të ketë raste në qarkullim”.
Ndërsa duke folur në një konferencë për shtyp të dielën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se një “garë kundër kohës” ishte duke u zhvilluar për të trajtuar variantin Omicron.
13 raste të konfirmuara në Holandë
Autoriteti i shëndetit publik holandez konfirmoi të dielën se 13 persona që mbërritën në Holandë me fluturime nga Afrika e Jugut të premten deri më tani kanë rezultuar pozitivë për variantin e ri të coronavirusit, Omicron.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, 61 personat që rezultuan pozitivë për virusin të premten pasi mbërritën në dy fluturimet e fundit në aeroportin Schiphol të Amsterdamit përpara se të vendosej një ndalim fluturimi, u izoluan menjëherë ndërsa u krye sekuenca për të përcaktuar nëse kishin variantin e ri.
Instituti i shëndetit publik tha në një deklaratë se testimi po vazhdonte në mostrat.
Shumica e 61 personave që rezultuan pozitivë u vendosën në izolim në një hotel afër aeroportit, ndërsa një numër i vogël u lejuan të qëndrojnë në karantinë në shtëpi nën kushte të rrepta.
Autoritetet shëndetësore u bënë thirrje të gjithë udhëtarëve që u kthyen nga Afrika Jugore javën e kaluar që të testohen dhe të krijojnë një qendër testimi në aeroportin Schiphol për qytetarët holandezë që kthehen nga rajoni.
Testet janë vullnetare dhe udhëtarët mund të presin rezultatet në izolim në shtëpi.
Britania e Madhe vendos kufizime të reja udhëtimi
Mbretëria e Bashkuar njoftoi se një rast i tretë i Omicron u zbulua të dielën.
Vendi fillimisht kishte raportuar dy raste të konfirmuara që Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se ishin “të lidhura dhe se kishte një lidhje me udhëtimin në Afrikën jugore”.
Infeksionet e variantit të ri, për të cilin provat paraprake sugjerojnë se mund të jenë shumë të transmetueshme dhe më rezistente ndaj trajtimit aktual, duke përfshirë vaksinat, e shtynë kryeministrin Boris Johnson të shtrëngojë kushtet e hyrjes në vendin e tij.
“Ne nuk do t’i ndalojmë njerëzit të udhëtojnë, por do t’i kërkojmë kujtdo që hyn në Mbretërinë e Bashkuar të bëjë një test PCR deri në fund të ditës së dytë pas mbërritjes së tyre dhe të izolohen derisa të kenë një rezultat negativ”, tha Johnson gjatë një konferencë për shtyp të shtunën pasdite.
Javid kishte thënë më herët në Twitter se dy personat e infektuar janë duke u izoluar me familjet e tyre dhe po kryhet gjurmimi i kontakteve.
“Si një masë paraprake ne po bëjmë testime shtesë të synuara në zonat e prekura – Nottingham dhe Chelmsford – dhe vlerësojmë të gjitha rastet pozitive”, shtoi ai.
Ai gjithashtu njoftoi se edhe disa vende si Mozambiku, Zambia dhe Angola janë shtuar në listën e kuqe të udhëtimit të vendit, së bashku me Afrikën e Jugut, Botsvanan, Namibia dhe Zimbabve dhe të tjera që u shtuan në fillim të kësaj jave.
Kjo do të thotë që udhëtarët nga këto vende duhet të rezervojnë një qëndrim në një hotel karantine.
Gjermania, Italia, Belgjika, Republika Çeke gjithashtu raportojnë raste të Omicron
Numri i përgjithshëm i rasteve në Gjermani u rrit në tre të dielën, sipas informacionit të lëshuar nga zyrtarët shëndetësorë në shtetin e Hesse.
Dy infeksione të konfirmuara të Omicron u raportuan fillimisht nga Ministria e Shëndetësisë bavareze të shtunën, shkruan tutje Euronews, përcjell Telegrafi.
Dy personat e infektuar u kthyen nga Afrika e Jugut më 24 nëntor dhe janë vendosur në izolim.
Autoritetet shëndetësore të Gjermanisë u bënë thirrje pasagjerëve nga i njëjti fluturim që të raportojnë tek autoritetet e tyre shëndetësore lokale sa më shpejt të jetë e mundur dhe për këdo që ka vizituar Afrikën e Jugut brenda dy javëve të fundit të bëjë një test PCR.
Instituti i Lartë i Shëndetit i Italisë (ISS) gjithashtu njoftoi të shtunën në mbrëmje se një rast i parë i variantit Omicron ishte zbuluar në Itali në një person që kishte qenë së fundmi në Mozambik.
“Pacienti dhe familjarët e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhej në një deklaratë.
Republika Çeke gjithashtu zbuloi një rast të parë të llojit të ri te një pacient me COVID-19. Gruaja është shtruar në spital me simptoma të lehta në Liberec, në veri të vendit.
Këto informata vijnë një ditë pasi Belgjika u bë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian që raportoi një rast nga një udhëtar që kthehej nga Egjipti, përcjell Telegrafi.
Autoritetet holandeze ndërkohë po bëjnë sekuencën e mostrave nga 61 pasagjerë nga dy avionë që ktheheshin nga Afrika e Jugut të premten dhe të cilët rezultuan pozitivë për COVID-19.
Shtetet anëtare të BE-së mbyllën kufijtë e tyre të premten për udhëtarët nga shtatë vende të Afrikës Jugore – Botsvana, Eswatini, Lesoto, Mozambiku, Namibia, Afrika e Jugut dhe Zimbabve – për shkak të variantit.
Vendimi erdhi disa orë përpara se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) t’i jepte variantit, të njohur fillimisht si B.1.1.529, emrin e tij dhe ta etiketonte atë një “variant shqetësues”.
Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara theksoi se “provat paraprake sugjerojnë një rrezik në rritje të infeksionit” me ekspertët të shqetësuar gjithashtu se “numri i madh i mutacioneve” të variantit e bëjnë atë më imun ndaj trajtimit aktual, përfshirë vaksinat.
Vende të tjera që kanë vendosur kufizime udhëtimi me vendet e Afrikës së Jugut përfshijnë Kanadanë dhe SHBA-në. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze