Site icon Telegrafi

Vendet e rajonit sot në Ohër do të diskutojnë për trendet e reja në teknologjinë e informimit

Nën organizimi të Agjencisë për Komunikime Elektronik (AKE) e Maqedonisë sot në Ohër do të mbahet konferencë ku do të diskutohen trendet e reja në komunikimin elektronik dhe në përcaktimin e shërbimeve telefonike në mes shteteve të rajonit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pjesmarrës do të jenë agjencionet për komunikime elektronike nga Kosova, Shqipëria, Sërbia, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Mali i Zi, Ukraina dhe Polonia.

Informohet se do të marrin pjesë të gjithë operatorët telefonik nga vendet e rajonit, pjesmarrës në këtë konferencë.

Fjalim për mirëseardhje do të kenë drejtori i AKE Sasho Dimitrijoski. Ministria e shoqërisë informative dhe administratë gjithashtu do të jetë prezent./Telegrafi/

Exit mobile version