LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi shënon fitore të rëndësishme ndaj Borës

Vëllaznimi shënon fitore të rëndësishme ndaj Borës

Sot në Palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë është zhvilluar ndeshja e parafundit e xhiros së 12-tënë Superligën e Kosovës, në mes të Vëllaznimi dhe Borës, ndeshje e cila është mbyllur me rezultatin 89:79, në të mirën e skuadrës nga Gjakova.

Të parët që llogarinë e pikëve e hapën ishin basketbollistët e skuadrës së Borës, por më pas ishin gjakovarët që e morën tërësisht kontrollin e lojës, ku në një moment epërsia e skuadrës gjakovare arriti në 24 pikë.

Skuadra e Borës arriti që në çerekun e fundit ta ulë epërsinë e skuadrës gjakovare deri në 5 pikë, por loja e mirë që skuadra nga Prishtina bëri në çerekun e fundit nuk mjaftoi, pasi që gjakovarët sërish morën iniciativën dhe e mbyllën këtë ndeshje me fitore.


Basketbollisti më i dalluar te Vëllaznimi ishte përforcimi më i ri i skuadrës Jericole Hellems, i cili shënoi 17 pikë, bëri 2 kërcime e dhuroi 2 asistime, ndërsa te Bora u dalluan Alex Lomax dhe Adem Mekic, ku secili këtë ndeshje e mbyllën me 14 pikë të shënuara.

Pas përfundimit të kësaj xhiroje Vëllaznimi e dërgon bilancin e skuadrës në 5 fitore e 7 humbje, kurse Bora që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, pas kësaj ndeshjeje bilancin e ka 2 fitore e 9 humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori