LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi bëhet pjesë e Superligës

Vëllaznimi bëhet pjesë e Superligës

Vëllaznimi i Gjakovës bëhet pjesë e Superligës në edicionin 2015/16 të basketbollit kosovar.

Edhe pse u krijua shumë konfuzitet rreth gjendjes së klubit gjakovar, që u tha që së bashku me Kastriotin nuk ia kanë arritur ta paguajnë kuotizimin për pjesëmarrje në Superligë, dhe që Superliga mund të luhej ndoshta edhe me 6 skuadra, mirëpo si duket për skuadrën gjakovare shfaqet drita në fund të tunelit.

Vëllaznimi si duket ka arritur të mbledhë mjetet në mënyrë që të paguajë kuotizimin për pjesëmarrje në Superligë, dhe skuadra gjakovare edhe edicionin e ri do të jetë pjesë e Superligës. Padyshim një lajm tejet i mirë si për mbarëvajtjen normale të Superligës, dhe normalisht basketbolldashësve në Gjakovë.