LAJMI I FUNDIT:

Veliu-O’Connell: Kosova sa më shpejt të ndërtojë institucionet

Veliu-O’Connell: Kosova sa më shpejt të ndërtojë institucionet

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të i cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në vend, si dhe bashkëpunimin e komunës së Podujevës me shtetin britanik.

Me këtë rast, kryetari Veliu e informoi ambasadorin britanik për investimet e bëra në Komunën e Podujevës.

“Podujevën dhe Britaninë e Madhe nuk e lidh vetëm miqësia krijuar përmes pranisë së ushtarëve britanikë të KFOR-it, por edhe një miqësi e përhershme e ndërtuar përmes bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes për qytetarët e Komunës së Podujevës”, tha Veliu.


Veliu tha se një bashkëpunim i veçantë mes Podujevës dhe Mançesterit të Britanisë është ndërtuar përmes Organizatës “Manchester Aid to Kosovo”, ku është realizuar projekti i ndërtimit të Parkut të Paqes në Podujevë.

Gjatë takimit u tha se bashkëpunimi i Podujevës me Britaninë e Madhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në fusha të ndryshme.

Kryetari Veliu dhe ambasadori O’Connell biseduan edhe për gjendjen aktuale politike në vend, me ç’rast vlerësuan se Kosova sa më shpejt duhet të ndërtojë institucionet./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori