LAJMI I FUNDIT:

Veliu mohon pretendimet e Qalajt për ndërhyrje politike në shkarkimin e tij

Veliu mohon pretendimet e Qalajt për ndërhyrje politike në shkarkimin e tij

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, i cili u shkarkua nga kjo pozitë në vitin 2020, për herë të parë ,publikisht, ka deklaruar se u shkarkua nga detyra, pasi, siç pretendon ai, nga ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme iu kërkua që ish-kryetari i komunës së Istogut, i cili u arrestua, të mos dërgohej në paraburgim, por të trajtohej si rast në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, ish-ministri Veliu, në një deklaratë të shkurtë përmes telefonit,  tha se këto nuk janë të vërteta.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar për herë të parë publikisht, se ai është shkarkuar nga detyra duke aluduar në ndërhyrje politike nga ish-qeveria Hoti.


Në emisionin “RTK Prime”, ai tha se shkarkimi i tij është bërë pasi që ishte arrestuar tashmë i ndjeri Haki Rugova, ish-kryetar i Istogut.

“Është e vërtetë që për këtë arsyeje jam shkarkuar nga dëtyra, nga ish-ministri i Brendshëm Agim Veliu..Ministri Veliu ka kërkuar që nëse ka mundësi Rugova të mos dërgohej në paraburgim por të trajtohej si rast në procedurë të rregullt”, ka thënë Qalaj.

Ish-drejtori i Policisë, tash deputet i PDK-së në Kuvend, tha se për këtë çështje është në proces gjyqësor me ish-ministrin Veliu dhe ish-kryeministrin Hoti.

Ndërkohë, mediumi ka kontaktuar gjatë ditës me ish-ministrin e Brendshëm Agim Veliu i cili aktualisht është deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ai fillimisht përmes telefonit ka mohuar të ketë kërkuar një gjë të tillë nga Qalaj duke thënë se do të flasë edhe para kamerës për të njëjtën çështje. Mirëpo më pas nuk është përgjigjur.

Po ashtu, mediumi ka provuar të kontaktojë edhe ish-kryeministrin Avdullah Hoti mirëpo ka qenë i paqasshëm dhe nuk u ka kthyer as përgjigje pyetjeve të dërguara me shkrim.

Ndërkohë, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thonë se në vazhdimësi ka diskurse të tilla politike por sipas tyre, pushtetet janë të ndara dhe se çdo deklarim paraqet ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Diskursi publik në këtë rast është shumë i shprehur sepse ka të beje me akuza të ndryshme, pushtetet janë të ndara dhe gjithnjë ajo cfarë rekomandohet edhe nga raportet ndërkombëtare edhe nga parimet më të larta është që ndikimet politike nuk duhet të jenë në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Lavdim Makshana nga IKD.

Qalaj, i cili ishte emëruar në krye të Policisë së Kosovës në vitin 2018, u shkarkua me një vendim të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, ku thuhej se shkarkimi i tij bazohet në raportin e performancës.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori