Moti i ngrohtë i fundjavës së shtatorit bëri që qytetarë të shumtë ti drejtoheshin bregdetit të Velipojës.

Sezoni turistik është zgjatur ndërsa ky plazh preferohet edhe për çmimet e lira.


Kjo ishte situata këtë të diel në bregdetin e Velipojës.

Qytetarë të shumtë shfrytëzuan motin me diell dhe iu drejtuan plazhit në këtë fundjavë të parë të vjeshtës.

Për operatorët turistikë në këtë zonë në Velipojë po ndodh për herë të parë që sezoni turistik zgjatet me një frekuentim të tillë vizitorësh

Pushuesit e zgjedhin këtë bregdet për ujin e pastër, rërën kurative, natyrën e bukur por edhe çmimet e lira.

Vitet e fundit në Velipojë janë shtuar hotelet dhe bizneset që ofrojnë shërbime turizmi./Tv Klan