Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, sot (e diel) ka marrë nënshtetësinë shqiptare.
Ajo u mirëprit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj si dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit publikoi disa momente të veçanta nga betimi i 27-vjeçares, ku shfaqet e shoqëruar nga familjarët.
Veliaj bën me dije se artistja do të performojë nesër (e hënë) në Tiranë, për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Postimi i Veliajt (pa ndërhyrje):
“Mirë se vjen në #TeamAlbania Dua Lipa
I lumtur që sot, në ceremoninë e betimit për dhënien e shtetësisë, pata kënaqësinë të kisha përballë një vajzë si ty, fisnike, të talentuar dhe krenare për rrënjët e saj.
Nesër Dua do të performojë për 110-vjetorin e Pavarësisë së dhe titullin ‘Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë’ në sheshin “Skënderbej”.
Ejani të festojmë së bashku”. /Telegrafi/