Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, me shtetësi të huaj është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në ora 11:07.
Policia tutje njofton se gjatë intervistimit, bashkëshortja e viktimës ka deklaruar se i njëjti ka pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/05/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































