Një grua pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore ka ndërruar jetë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00, në Prishtinë.


Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Një femër kosovare është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë trajtimit mjekësor gjendja e viktimës është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/