Sipas informatave të KMDLNj-së, në Spitalin Rajonal të Pejës, rreth orës 01:25 të së martës ka ndërruar jetë i burgosuri H.G. i lindur me 06.07.1943.
I burgosuri H.G. ka qenë i sëmurë rëndë dhe tërë kohën ka qëndruar në stacionarin e Burgut të Dubravës, ndërsa ka qëndruar edhe në Spitalin Rajonal në Pejë dhe QKUK – në Prishtinë.
KMDLNj thekson se H.G për një kohë ka pasur ndërprerje të vuajtjes së dënimit pas së cilës është kthyer në Burgun e Dubravës.
“I burgosuri H.G. është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë me 29.08.2017. Gjatë qëndrimit në Spital në Pejë pranë tij kanë qenë anëtarët e familjes dhe i është ofruar trajtim shëndetësor mirëpo nuk është evituar vdekja. Gjithashtu, duhet të theksohet se ka qenë në procedurë edhe një ndërprerje e vuajtjes së dënimit por se vdekja e të burgosurit H.G. nuk ka mundur të evitohet”, thuhet në njoftim.
Trupi i pajetë është dërguar për autopsi ndonëse familja ka kërkuar që të mos bëhet autopsia por se Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve ka kërkuar që të respektohet ligji dhe të bëhet autopsia.
KMDLNj e ripërsërit qëndrimin që të dënuarit që janë të sëmurë dhe pa mundësi të shërohen duhet të lirohen me procedurë të përshpejtuar dhe raste të tilla ka ende në Burgun e Dubravës dhe burgjet tjera.
Nëse nuk ka mundësi të shërohen atëherë duhet t’iu mundësohet që ditët e fundit të jetës t’i kalojnë pranë familjarëve të tyre.
“Të drejtat e njeriut dhe humaniteti, në raste të caktuara duhet të jenë mbi Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Sikur në rastin konkret. KMDLNj i përkrahur nga KFOS do të vazhdojë monitorimin e të drejtave të personave të privuar nga liria me theks të veçantë në lobimin për realizimin e këtyre të drejtave dhe rritjen e përgjegjshmërisë të autoriteteve kosovare për respektimin e këtyre të drejtave si dhe sigurimin e transparencës më të madhe. Në këtë kontekst KMDLNj ka bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrtektues të Kosovës dhe Shërbimin Spitalor të Burgjeve”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori italian në NATO: Të përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë
Berisha: Nëse s’votohet ligji për dokumentet biometrike, shqiptarët të ngrihen në demonstrata
Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në Evropë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale