LAJMI I FUNDIT:

Vdes një i burgosur 47 vjeçar në Klinikën Infektive, ishte në shqyrtim kërkesa për pezullim të dënimit

Vdes një i burgosur 47 vjeçar në Klinikën Infektive, ishte në shqyrtim kërkesa për pezullim të dënimit
Foto: Arkiv

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës ‪07:30 në Klinikën Infektive të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri A.S, i lindur më 1975.

Në pranim është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë.

“Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë. Si rast i rëndë shëndetësor, ka qenë i vaksinuar me dy doza të vaksinës anti COVID-19!”, thuhet në njoftim,


SHKK thekson se për këtë rast është bërë edhe kërkesa për pezullim të dënimit dhe ka qenë në procedure!

A.S po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe ishte i dënuar për veprën penale, vjedhje e rëndë.

Më tej thuhet se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes. /Telegrafi/