Vdes në QKUK pasagjerja e aksidentuar në Kllokot, arrestohet i dyshuari

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Policia e Kosovës se ka ndërruar jetë një grua e cila ishte aksidentuar në prill të këtij viti në Kllokot.
“Më 17.05.2025 nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Aksidenti kishte ndodhur më 12 prill rreth orës 14:30, ku të përfshira ishin dy vetura civile.
Si pasojë e aksidentit lëndime kishin pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare.
Pas tretmanit mjekësor njëri nga vozitësit është liruar, ndërsa vozitësi tjetër dhe pasagjerja ishin dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































