LAJMI I FUNDIT:

Vdes George Carlin

Vdes George Carlin

Komiku kontrovers, George Carlin, ka vdekur në moshë 71-vjeçare.

Ylli njohur për rutinat e tija provokuese dhe të padurueshme, ka vdekur nga pamjaftueshmëria e zemrës të dielën në një spital në Los Angeles.

Carlin, i cili kishte një histori të gjatë me problemet me zemër dhe vartësinë nga droga, ishte pranuar dje në Qendrën Shëndetësore, Saint John, në Santa Monica të Kalifornisë, ndërsa kishte vdekur në mbrëmje.

Carlin e ka ngritur famën në vitet e gjashtëdhjeta me paraqitjet e tija në programet televizive, përfshirë edhe atë “The Ed Sullivan Show”.


Ai shumë shpejt është bërë fytyrë e rregullt e televizioneve amerikane, ndërsa është i pari i cila ka qenë nikoqir i shout të famshëm të NBC, “Saturday Night Live”, në vitin 1975.

Carlin, po ashtu, është paraqitur në disa role filmike, ndërsa më së miri është i njohur me rolin e Rufusit në filmin e vitit 1989, “Bill & Ted’s Excellent Adventure”.