Site icon Telegrafi

Vdes dramaturgu i njohur, Petrit Imami

Ka vdekur dramaturgu i njohur Petrit Imami, që ishte edhe profesor ordinar në Akademinë e Filmit të Universitetit të Beogradit dhe një prej intelektualëve mjaft të respektuar në qarqet akademike në Beograd.

Petrit Imami, i biri i përkthyesit të njohur, Sytki Imami, ka lindur më 11 shtator të vitit 1945 në Prizren, nga ku shkoi në Beograd me familje ku edhe vdiq.

I ndjeri prapa ka lënë bashkëshorten Nailen, docente në katedrën e Albanologjisë në Fakultetin Filologjik të Beogradit, si dhe djalin, Aurelin.

Exit mobile version