LAJMI I FUNDIT:

Vdes 18-vjeçari që u rrah brutalisht ditë më parë në Podujevë

Vdes 18-vjeçari që u rrah brutalisht ditë më parë në Podujevë

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të shtunën, pasi ditë më parë ishte rrahur brutalisht në Podujevë.

I njëjti tash e gjashtë ditë ishte duke u trajtuar në Mjekim Intensiv dhe kishte lëndime të rënda në kokë.

Kështu ka deklaruar për Telegrafin mjekja kujdestare në QKUK, Agreta Gashi.


Flet axha i 18-vjeçarit që vdiq në QKUK, tregon se si u godit me veturë dhe u rrah me shufra metalike
Lexo po ashtu Flet axha i 18-vjeçarit që vdiq në QKUK, tregon se si u godit me veturë dhe u rrah me shufra metalike

“Pacienti i moshës 18-vjeçare ka qenë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv tash e gjashtë ditë. Është pranuar si pasojë e lëndimeve që i ka marrë nga rrahja me mjet të fortë. Ka pasur lëndime të rënda në kokë. Është operuar në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe sot ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Gashi.

Për vdekjen e 18-vjeçarit kanë njoftuar edhe familjarë e tij. Sipas tyre, ai ishte goditur me veturë, e më pas ishte sulmuar me mjete të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori