Gjendet pa shenja jete një person në lagjen Ulpiana në Prishtinë

(E plotësuar) Policia ka konfirmuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent.
"Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes", ka deklaruar Ahmeti.
Ajo shtoi tutje se Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -- - - - - - -- - - - - - - - - - - - -
Një person raportohet se është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Policia tashmë është në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe mjekët ligjorë.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të marrë konfirmimin zyrtar nga Policia por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Telegrafi/



















































