Vazhdon skriningu në mes RMV-së dhe BE-së për Kapitullin 2 “Tregu i Brendshëm”
Në Bruksel vazhdojnë skrining takimet dypalëshe për Kapitulli 2, “Tregu i brendshëm”, ndërkaq në agjendën e sotme të skriningut dypalësh është Kapitulli 4, “Lëvizja e lirë e kapitalit”.
Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), ekipin negociues e udhëheq zv. kryenegociatorja me Bashkimin Evropian Drita Abdiu- Halili e cila në fjalën e saj hyrëse para ekspertëve të Bashkimit Evropian, theksoi se Maqedonia e Veriut bënë përpjekje të vazhdueshme për ta harmonizuar legjislacionin nacional me atë evropian në këtë fushë, që nënkupton liberalizim të plotë dhe në faza të flukseve të kapitalit nga llogaritë financiare, dhe e gjithë kjo konform fazës së dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, që filloi në dhjetor të vitit 2018.
“Në fushën e lëvizjes së kapitalit dhe pagesave, në përputhje me MSA-në, Ligji ynë për veprimtarinë valutore parasheh liberalizimin gradual të lëvizjes së kapitalit. Për sa i përket sistemeve pagesore, korniza aktuale ligjore e vendit tonë e cila rregullon funksionimin e sistemit të pagesave është kryesisht e harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Në prill të vitit 2022, u miratua Ligji për Shërbime pagesore dhe Sistem Pagesor, i cili kryesisht është i harmonizuar me Direktivën e BE-së për Shërbimet pagesore, si dhe me direktivat e tjera të BE-së mbi paranë elektronike dhe operacionet pagesore. Ky ligj zbatohet nga janari 2023 dhe që atëherë transaksionet e pagesave kryhen jo vetëm nga bankat, por edhe nga institucionet të tjera të licencuara pagesore” , shtoi Abdiu-Halili
Qëllimi i këtij Kapitulli i përkushtohet lëvizjes së lirë të kapitalit që të mundësojë shpërndarje efikase ndërkufitare të kapitalit fizik dhe financiar për qëllime investimi dhe financimi.
Për qytetarët, kjo nënkupton mundësi për të kryer më shumë transaksione, duke përfshirë hapjen e llogarive bankare jashtë vendit, blerja e letrave me vlerë në kompani të huaja, investime aty ku është kthimi nga investimet është më i mirë si dhe blerjen e pasurive të paluajtshme jashtë vendit.
Për bizneset, lëvizja e lirë e kapitalit nënkupton investim dhe blerje të bizneseve përbrenda tregut të vetëm të BE-së, si dhe sigurimin e kapitalit të lirë dhe të volitshëm.
SÇE shton se grupi i punës për këtë kapitull e përbëjnë përfaqësues nga Ministria e financave, Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni i letrave me vlerë, Regjistri qendror, Agjencia e mbikëqyrjes së sigurimeve, Shërbimi i Inteligjencës Financiare, Ministria e punëve të brendshme, Policia financiare, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.
“Gjatë kësaj jave delegacioni i Maqedonisë së Veriut mbaroi me sukses skriningun bilateral për kapitujt 1 dhe 4, respektivisht “Lëvizja e lirë e mallrave” dhe Lëvizja e lirë e kapitalit që janë dy nga katër liritë themelore mbi të cilat bazohet tregu i vetëm i BE-së”, qëndron në kumtesën e SÇE-së.
Nga 27 shkurti deri me 3 mars do të mbahen skrining takimet bilaterale për Kapitullin 9, “Shërbimet financiare”, Kapitulli 28, “Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndeti publik” dhe për Kapitulli 2 i përkushtuar për lëvizjen e lirë të punëtorëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova