LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon publikimi i listave për nxënësit fitues të shkollave në Ferizaj, Malishevë, Rahovec, Drenas e Obiliq

Vazhdon publikimi i listave për nxënësit fitues të shkollave në Ferizaj, Malishevë, Rahovec, Drenas e Obiliq
Foto: Ilustrim

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka vazhduar publikimin e listave me emrat e nxënësve fitues për garën në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik.

Gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik për herë të parë në Republikën e Kosovës është mbajtur në të gjitha shkollat, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën.

Nga 29 komuna pjesëmarrëse, numri i fituesve vetëm për nivelin shkollor përfshinë mbi 15, 000 fitues.


Nga të dhënat për nivelin shkollor, komuna e Ferizajit ka 958 fitues, komuna e Malishevës 806 fitues, komuna e Drenasit 753 fitues, komuna e Rahovecit 85 fitues dhe komuna e Obiliqit 46 fitues. Numri i përgjithshëm i fituesve në këtë garë, për këto komuna, është 2648

Nxënësit brenda garës së Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik patën rastin që t’i shprehin aftësitë e tyre krijuese në njërën nga fushat e Artit Muzikor, Artit Pamor, në Recitim/Teatër, Hartim/Poezi, Ese Hulumtuese dhe Debat.

Nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Në komunikatën e bërë për media nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport thuhet se, gjithë kjo punë  është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera./Telegrafi/

Ferizaj

Malishevë

Rahovec

Drenas

Obiliq

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori