LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon prerja ilegale e drunjve në Maqedoni, përforcohen kontrollet

Vazhdon prerja ilegale e drunjve në Maqedoni, përforcohen kontrollet

Vazhdon prerja ilegale e pyjeve edhe krahas kontrolleve të përforcuara të institucioneve. Në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë ku problemi është më i theksuar, janë sekuestruar mbi 1.000 metra kub dru, tha sot drejtori i NP “Pyje të Maqedonisë”, Zoran Gjorgjiev.

Sipas tij, dëmi është i madh, por për këtë është kompetent Prokuroria Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më shumë prerje ilegale të drunjve kemi zbuluar në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë. Atje tashmë kemi kryesor të njohur dhe kallëzime penale”, theksoi Gjorgjiev.


Drejtori informoi se 90 për qind e drunjve për ngrohje tashmë është shpërndarë, ndërsa për shtatë deri në dhjetë ditë dërgesa do të përfundojë tërësisht.

NP “Pyjet e Maqedonisë” sot nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Shoqatën nacionale të pronarëve të pyjeve private, ndërsa qëllimi është menaxhimi i qëndrueshëm dhe menaxhimi me pyjet, hartimi i përbashkët i rregullativës ligjore, si dhe organizim dhe koordinim i shfrytëzimit të prodhimeve pyjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg

Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg

Lajme
E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës

E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës

Lajme
Pasi u largua nga LVV, Korenica thotë se nuk ka inate personale me Kurtin

Pasi u largua nga LVV, Korenica thotë se nuk ka inate personale me Kurtin

Politikë
Sulmet e Iranit, Ambasada e Shqipërisë me apel për shqiptarët në Izrael

Sulmet e Iranit, Ambasada e Shqipërisë me apel për shqiptarët në Izrael

Lajme
Letra prekëse e Jusuf Gërvallës për nënën e tij: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

Letra prekëse e Jusuf Gërvallës për nënën e tij: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

Lajme
Sulmi raketor iranian, Kurti: Mbështesim të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur

Sulmi raketor iranian, Kurti: Mbështesim të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur

Lajme
Kalo në kategori