Sektori i qumështit, viteve të fundit ka gjetur një përkrahje të madhe financiare nga institucionet vendore e të huaja, ku përmes granteve dhe subvencioneve ku sektor ka arritur që të bëhet më i leverdishmi në vend. Edhe fermerët, që merren me këtë sektor, tregojnë se përkrahja që kanë marrë ka ndikuar në zgjerimin e veprimtarive të tyre, si dhe në modernizimin e teknologjisë që përdoret për prodhimin dhe përpunimin e qumështit.
E mbështetja për prodhuesit e qumështit është duke vazhduar edhe sivjet nga Ministria e Bujqësisë, e cila përmes granteve invesitve dhe subvencioneve për qumësht sipas cilësisë synon zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori.
Zyrtarë të kësaj ministrie tregojnë se subvencionimi i qumështit sipas cilësisë është një nga programet për mbështetjen e këtij sektori me qëllim që të stimulohet ngritja e cilësisë së qumështit, sigurimin e lëndës së parë cilësore për industrinë përpunuese dhe ruajtjen e shëndetit të konsumatorit. “Për këtë vit janë siguruar shuma prej 1.5 milion euro për mbështetjen e fermerëve që prodhojnë qumësht të klasëve: ekstra, Klasa I dhe II sipas legjislacionit në fuqi dhe marrë parasysh deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi në këtë proces”, thonë zyrtarë të MBPZHR-së.
Sipas tyre, sektori i qumështit mbështetet përmes tre programeve, ku përpos subvencionimit të sektorit sipas cilësisë që u përmend më parë, ky sektor subvencionohet edhe për njësi krerë për lopët qumështore dhe të imëtat ( delet dhe dhitë) në prodhimtarinë aktive të qumështit, e po ashtu në mënyrë indirekte ky sektor përfiton edhe nga subvencionimi i misrit, i cili kryesisht përdoret për ushqimin e bagëtisë, prandaj shuma e përgjithshme për mbështetjen e fermerëve prodhues të qumështit për këtë vit është 5,800,000 ( pesë milion e tetëqind mijë euro).
Po ashtu, në MBPZHR tregojnë se industria përpunuese e qumështit mbështet edhe përmes granteve investive, ku vetëm gjatë këtij viti MBPZRH-ja këtë industri e ka mbështetur me një vlerë prej 1 milion euro. Gjithashtu, kjo industri përmes granteve investive mbështetet edhe nga Komisioni Evropian.
Ndërkaq, Zenel Kadriu nga Celina e Rahovecitthotë se blegtorinë e kanë traditë familjare. Ai thekson se nëse fermerët kanë përkrahje nga institucionet atëherë do të ishte një lehtësim për punën e tyre.
“Blegtorin e kemi traditë familjarë, aktualisht kam pesë krerë lopë qumështore, enë total kam 12 krerë. Deri më tash nuk kam pas përkrahje sepse nuk e kam pas numrin e mjaftueshëm për të përfituar nga Ministria e Bujqësisë. Sivjet kam aplikuar dhe po pres të na përkrahin”, tha ai.
Kadriu thotë se përkrahja me subvencione për fermerët është një lehtësirë e madhe. “Po nëse na ofrohet përkrahje do të ishte një lehtësirë e madhe për ne pasi që do të na lehtësonte shumë marrjen me blegtori pasi që me 300 euro, mund tu blejë 100 thasë me krunde për lopët”, tha ai.
Ai tregon nuk është i kënaqur shumë më çmimin e shtijës së qumështit i cili aktualisht për litër shitet në rreth 30 centë.
Blegtori Zenel Kadriu nga Celina e Rahovecit thekson se ka plane për të rritur numrin e krerëve në stallën e tij, por për të pasur një rritje të dukshme duhet të ketë përkrahje financiare./FermaIme/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës