LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon mashtrimi i të moshuarve me thirrje telefonike, MPB po heton rastet

Vazhdon mashtrimi i të moshuarve me thirrje telefonike, MPB po heton rastet

Në SPB Shkup dje janë raportuar dy raste të mashtrimit me persona të moshuar. Një grua 75-vjeçare dhe një burrë 84-vjeçar raportuan se në telefon u është thënë se anëtarë të ngushtë të familjeve të tyre kanë bërë aksidene me pasoja fatale dhe se duhet paguar një shumë e caktuar parash. Ata kanë paguar shumën e kërkuar, pas së cilës kanë dyshuar se bëhet fjalë për mashtrim dhe kanë denoncuar rastet.

Dje në orën 12:40 në SPB Shkup, një grua 75-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person. Sipas ankueses, personi e ka kontaktuar me telefon dhe i ka thënë se vajza e saj ka pasur një aksident rrugor me pasoja fatale dhe se duhet të paguajë një shumë të caktuar që vajza e saj të lirohet, pas së cilës ankuesja ka lënë paratë dhe bizhuteritë personale në një lokacion  për të cilin i është thënë paraprakisht në telefon.

Në orën 15:00, ndërkaq, në SPB Shkup, një 84-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se ai dhe bashkëshortja e tij janë mashtruar nga një person.Sipas raportimit, personi ka kontaktuar me ankuesin përmes telefonit dhe i ka thënë se mbesa e tij ka pasur një aksident rrugor me pasoja fatale dhe se duhet të takohen për të paguar një shumë të caktuar që mbesa e tij të lirohet. Pasi i kanë dhënë paratë, ankuesit e kuptuan se janë mashtruar.


Po merren masa për zbardhjen e të dyja rasteve.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori