LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon greva me orar të plotë e punëtorëve të ATK-së, nuk ofrohen shërbime për tatimpaguesit

Vazhdon greva me orar të plotë e punëtorëve të ATK-së, nuk ofrohen shërbime për tatimpaguesit

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovë (ATK) ka marrë vendim që nga dita e hënë të vazhdojnë grevën e tyre me orar të plotë, e cila po vazhdon edhe sot.

Nga mbajtja e kësaj greve, janë pezulluar të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

“Këto ditë kemi mbajtur një gjysmë orari, vetëm pjesën e paradites me greva. Kjo ka ndodhë deri më tash për shkak të mos reflektimit nga qeveria apo Ministria e Financave, në lidhje me kërkesat tona. Kërkesat veç i kemi raportuar disa herë cilat janë ato. Për herë të fundit është dërguar zyrtarisht shkresa me 9 qershor, ku janë cekur të gjitha kërkesat dhe janë sqaruar arsyeshmëritë në lidhje me këto kërkesa. Deri më tani nuk kemi më asnjë konfirmim”, kështu ishte shprehur sekretarja e sindikatës, Arlinda Bajraj.


Ajo kishte shtuar se qëllimi i tyre nuk është që të dëmtohen tatimpaguesit e as të mbesin pa shërbime, por që janë të detyruar meqë nuk po plotësohen kërkesat e tyre.

“Greva do të vazhdojë, madje nga e hëna do të jetë e përgjithshme në gjithë orarin e punës, nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të ndërpriten të gjitha shërbimet për tatimpaguesit nga të gjitha zyrat dhe regjionet e ATK-së”, kishte deklaruar ajo.

Kjo grevë është vazhdimësi e grevës paralajmëruese të mbajtur në maj të këtij viti. Kërkesat e tyre janë për krijimin e kushteve të punës, propozim-ndryshimin e statusit të ATK-së, kompensimet e ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kalo në kategori