Fitim Jashanica dhe Gëzim Ahmeti ishin dëshmitarët e ftuar nga prokuroria në gjykimin për vrasjen e Naim Hajrizit, për të cilën po gjykohen Gëzim Retkoceri dhe Osman Spahiu.
Të dy dëshmitarët dëshmuan për takimin që kishin pasur me të akuzuarin Gëzim Retkoceri në ditën kritike.
Para marrjes në pyetje të dëshmitarëve, kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, njoftoi për ndërrimin e një anëtarit të trupit me gjyqtarin Isuf Makolli.
Prokurori i shtetit dhe avokatët mbrojtës nuk patën kundërshtime për përbërjen e re të trupit gjykues.
Më pas, dëshmitari Fitim Jashanica rrëfeu për takimin në ditën kritike me të akuzuarin Gëzim Retkoceri.
Takimi tha se ka ndodhur në restorantin “Luma Petrol”, në magjistralen Lipjan-Shtime, rreth orës 06:00 të mëngjesit të ditës kritike.
“Kemi pi kafe me Gëzim Retkocerin dhe me sa më kujtohet aty ka qenë edhe Gëzim Ahmeti”, tregoi dëshmitari.
Kur u pyet nga prokurorja nëse kishte pasur ndonjë raport shoqëror më herët me të akuzuarin Gëzim Retkoceri, Fitim Jashanica tha se e kishte njohur vetëm si tregtar të automjeteve por që nuk e kishte takuar para ditës kritike.
Më tej, në përgjigje të pyetjeve të prokurores dhe anëtarëve të trupit gjykues, dëshmitari tha se më pas kishte shkuar në tregun e automjeteve në Prizren me automjetin e tij ‘Fiat Punto’.
Dëshmitari i dytë, Gëzim Ahmeti u pyet nëse e kishte njohur më parë të akuzuarin Gëzim Retkoceri. “Unë e njoh babën e Gëzimit sepse ishte tregtar i automjeteve si baba jem, por Gëzimin personalisht nuk e njoh”, u përgjigj dëshmitari.
Prokurorja e përballi dëshmitarin me deklaratën që kishte dhënë në Polici pak muaj pas vrasjes së Naim Hajrizit, në të cilën kishte deklaruar se Gëzim Retkocerin e njihte dhe kishte pasur raporte shoqërore më të. Mirëpo, Gëzim Ahmeti tha se e kishte njohur vetëm babanë e të akuzuarit dhe jo atë.
Më tej, prokurorja e pyeti dëshmitarin nëse i kujtohej takimi që kishte pasur me të akuzuarin Gëzim Retkoceri, ditën kritike, në tregun e automjeteve në Prizren.
“Gëzim Retkocerin e kam takuar të mërkurën në Prizren rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe kemi bisedu për me i shkëmby dy veturat e mia, me një BMË 3 të Gëzimit. Por nuk u kanë kismet me bo pazar”, u përgjigj dëshmitari.
Ndërsa, në pyetjen e prokurores nëse e kishte takuar të akuzuarin në restorant “Luma Petrol”, ai u përgjigj duke thënë se nuk e kishte takuar në restorant sepse prej shtëpisë ishte nisur direkt në tregun e automjeteve në Prizren.
Duke pretenduar se ka kontradiktë në mes të dy dëshmive, prokurorja i ka kërkuar trupit gjykyes të përball dëshmitë e dy dëshmitarëve.
Gjatë përballjes së dëshmive, Fitim Jashanica përsëriti se me sa i kujtohej, në restorant “Luma Petrol” kishte pirë kafe me Gëzim Retkocerin dhe Gëzim Ahmetin. Mirëpo, Gëzim Ahmeti u përgjigj duke thënë se nuk kishte pirë kafe atë mëngjes dhe se ndoshta Fitim Jashanica po e ngatërron atë me ndonjë ditë tjetër.
Gjykata Themelore në Prishtinë, në korrik të vitit 2015 kishte shpallur të fajshëm Gëzim Retkocerin dhe Osman Spahiun dhe i ka dënuar me nga 30 vjet burg për vrasjen e Naim Hajrizit në prillin e vitit 2009.
Por, pas pranimit të ankesave të mbrojtësve dhe të prokurorit dhe pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Apelit anuloi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ktheu në rigjykim çështjen.
Sipas Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë kishte shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, si dhe dispozitivi i aktgjykimit nuk ishte hartuar siç obligojnë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania