Vazhdon fushata “Toka jonë, Shija juaj” në Shkollën Bujqësore në Ferizaj

Fushata "Toka jonë, Shija juaj" ka për synim informimin dhe vetëdijesimin rreth rëndësisë së produkteve vendore vazhdoi me prezantim me nxënësit e Shkollës së Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Sot ishte shoqata PePeKo që prezantoi informacione interesante për prodhimet e ndryshme vendore. tek nxënësit e katër paraleleve të shkollës Bujqësore në Ferizaj
Ky aktivitet kishte për qëllim t’u tregojë të rinjve vlerën e prodhimeve lokale, rëndësinë e bujqësisë vendore për zhvillimin ekonomik dhe mundësitë që ky sektor ofron për gjeneratat e reja.

Fushata vetëdijësuese organizohet nga Caritas-i Zviceran në kuadër të projektit EREA me financim nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe po zbatohet nga shoqatat PePeKo, Mjedra e Kosovës dhe Organika, dhe përfshin aktivitete të ndryshme promovuese si panairi në Prishtina Mall (më 13–14 shtator), sesione informuese në shkolla dhe angazhimin e institucioneve publike për mbështetje të prodhuesve vendore.

Me këto iniciativa, synojmë të nxisim konsumatorët të zgjedhin më shumë produkte të shëndetshme, bio dhe vendore, duke forcuar kështu ekonominë tone, në mbështetje të fermerëve dhe duke mbrojtur mjedisin.
I jemi shumë mirënjohës edhe udhëheqësisë së shkollës që ka treguar bashkëpunim dhe gatishmëri për të organizuar këto sesione të dobishme.
Aktivitetet në shkolla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.














































