Fisnik Asllani ka vazhduar formën e shkëlqyer me fanellën e skuadrës gjermane Elversberg.

Reprezentuesi kosovar ka qenë protagonist edhe sot në fitoren e thellë të skuadrës së tij 3-0 ndaj Hannover '96.


Asllani ka dhënë kontribut të madh në këtë fitore me një asistim dhe një gol të shënuar.

asllani 102

Ishte minuta e 10-të e ndeshjes, kur Asllani asistoi te Baum për 1-0.

Ndërkohë në minutën e 45+5, sulmuesi kosovar shënoi gol të bukur për 2-0.

Për Asllanin ky ishte goli i shtatë në Bundesliga 2, derisa ka edhe katër asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app