LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 6° cloudy

Vazhdon dezinsektimi në Prishtinë

Foto ilustrim

Nga sot e deri më nesër në Prishtinë do të bëhet hedhja e larvicideve.

Ndërsa, nga data 09.08.2024 deri më 14.08.2024 do të fillojë faza e katër e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka bërë të ditur për qytetarët Izet Sadiku nga Drejtoria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në të cilin thuhet se dezinsektimi do të vazhdojë vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme.


“Dezinsektimi do të realizohet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të përshtatshme. Në të kundërtën, do të shtyhet për një datë të pacaktuar, për të cilën do t’ju njoftojmë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/