LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon bastisja në shtëpinë e Hajredin Kuçit

Vazhdon bastisja në shtëpinë e Hajredin Kuçit

Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që nga orët e mesditës së sotme.

Bastisja po zhvillohet në lagjen e njohur si “Lagjja e Profesorëve”, pranë Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Perimetri rreth shtëpisë është siguruar nga forca policore.


ZPS-ja të enjten ka konfirmuar se po kryen operacione në Kosovë, por nuk ka dhënë detaje lidhur me personat e arrestuar.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit, pamje nga vendi i ngjarjes
Lexo po ashtu Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit, pamje nga vendi i ngjarjes
Ndërkaq gjatë ditës, mbi dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Gjykata Speciale ka arrestuar ish-komandantin e UÇK-së, Isni Kilajn, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllanë e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Lajme

"Kemi pasur pritje më të mëdha", Haziri: Duhet hetim i plotë për votat me postë

Lajme
Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Serbia nuk po lejon qasje në “historinë e telefonatave”

Sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, Serbia nuk po lejon qasje në “historinë e telefonatave”

Siguri
Blerim Isufaj nuk tregon se si ndahen lëndët në Prokurorisë Speciale

Blerim Isufaj nuk tregon se si ndahen lëndët në Prokurorisë Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori