Aksioni për trajtimin e qenve endacakë është duke vazhduar në Komunën e Skenderajt.

Ky aksion përfshin kapjen e qenëve nga vendi ku ata jetojnë, sterilizimin/kastrimin, vaksinimin kundër tërbimit, trajtimin kundër parazitëve dhe kthimin në vendin e tyre, shkruan Telegrafi.


Sipas njoftimit të lëshuar nga Komuna, ky projekt po zbatohet në bashkëpunim me fondacionin zviceran “Stray Coco”.

“Ftojmë të gjithë banorët të marrin pjesë në këtë projekt dhe të ndihmojnë në zbatimin në lagjet e tyre duke informuar klinikën MitroVet ne numrin +383-49-818-202 për qentë që duhet të përfshihen në projekt. Po ashtu, njoftojmë qytetarët se në rastet kur nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar koston e sterilizimit/kastrimit të kafshës tuaj, ju lutemi kontaktoni klinikën MitroVet +383-49-818-202 sepse Fondacioni Zviceran StrayCoco mbulon edhe sterilizimin e qenve me pronarë që nuk mund ta përballojnë koston”, thuhet në njoftim.

462359281 941321601356557 792616332479305118 n Qentë endacakë

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të gjithë të jenë të përgjegjshëm dhe ta zgjedhin së bashku çështjen e qenve endacakë. /Telegrafi/