LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon aksioni i EULEX-it dhe i Policisë kundër krimit të organizuar

Vazhdon aksioni i EULEX-it dhe i Policisë kundër krimit të organizuar

EULEX dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarr një aksion bastisjesh nëpër disa lokacione në Republikën e Kosovës.

Në një prononcim për Telegrafin, zyrtar të EULEX-it kanë thënë se aksioni është ende duke vazhduar, dhe ky aksion është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Aksioni i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit ka të bëjë me krimin e organizuar, dhe aktualisht Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë duke bastisur në 50 lokacione të ndryshme.


Aksionin që ata e kanë ndërmarr ka cak edhe arrestimin e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla.

Mësohet se tashmë Policia ka qenë në shtëpinë ku jeton Azem Syla, por meqenëse ai nuk ndodhej aty i ka lënë një ftesë për tu paraqitur në Polici.

Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Cagllavicës.

Por gjithashtu, Policia e Kosovës dhe EULEX në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, mbi dy orë kanë bastisur njërën nga ndërtesat e banimit, përkatësisht banesën e ish shoferit të deputetit Azem Syla, ku edhe e kanë arrestuar.

Mirëpo, aksioni nuk ka kursyer edhe burgun e Dubravës. Qelitë e dy të burgosurve Shaban Syla, kushëri i Azem Sylës dhe Shpresim Ukaj, të dënuar në rastin “Bllaca”, janë bastisur nga forcat policore.

Në kërkim të Azem Sylës, aksioni ka vazhduar deri në fshatin e tij Kishnarekë.

Në këtë aksion përpos vendqëndrimeve të Azem Sylës, janë në proces të kontrollimit edhe 15 lokacione të tjera në mbarë vendin.

EULEX-i  ka bastisur edhe zyrat e avokatit Nuhi Uka, ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, i cili nuk gjendej në zyrën e tij.

Gjithashtu, ky aksion ka vazhduar më tej në drejtim të shtëpisë së Shpresim Uka, i cili është në vuajtje të dënimit në burgun e Dyzit. EULEX-i ka bastisur shtëpinë e tyre me dyshimin për të kërkuar disa dokumente që sipas EULEX-it janë të falsifikuara.

Në përgjithësi, burimet e EULEX-it kanë thënë  se bëhet fjalë për një grup prej 40 personash, ndërsa në shënjestër për t’u bastisur janë 42 lokacione.

Lidhur me këtë, ka reaguar analisti Lumir Abdixhiku, i cili tha se njëri ndër bashkëpunëtorët e presidentit po përndiqet nga Policia për afera korruptive dhe krim të organizuar. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së

Sot mbahet konferencë për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë në nëntor të 2023-së

Lajme
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Kalo në kategori