LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 7° cloudy

Vazhdojnë punimet në urën e fshatit Rogovë

Vazhdojnë punimet në urën e fshatit Rogovë

Ditë më parë ishte raportuar që banorët e fshatit Rogovë, kishin marrë një vetiniciativë përmes së cilës kishin filluar ndërtimin e një ure alternative e cila do të mundësonte qarkullimin e banorëve të kësaj ane, pasiqë punimet në urën kryesore të këtij fshati nuk kanë përfunduar ende, duke e bërë kështu këtë urë jo funksionale.

Por duket se tashmë punimet në urën kryesore të fshatit Rogovë kanë filluar të marrin formën, pasiqë tashmë janë vendosur shtyllat dhe trajet, si dhe kanë filluar punimet në pjesën e lartë të urës, ku është duke u vendosur edhe pjesa e cila do të shërbejë për kalim.

Pavarësisht se punimet në këtë urë kanë arritur në në këtë pikë, banorët shprehen se ditëve të fundit, për arsye të cilat nuk janë bërë të ditura ritmi i punimeve në këtë urë ka rënë, por gjithsesi ata janë shprehur të kënaqur me fazën në të cilën janë punimet aktualisht.


Ata po ashtu kanë cekur që rëndësia e kësaj ure është e madhe, sepse bën lidhjen e Rogovës me magjistralen Gjakovë – Prizren si dhe me fshtatrat përreth.

Kujtojmë që zëvendësministri i i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte bërë të ditur që punimet për ndërtimin e urës së Rogovës janë drejt përfundimit, dhe që ky projekt kap vlerën e 1 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

Evropa
Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Siguri
Kalo në kategori