LAJMI I FUNDIT:

Vazhdohet afati i ngrirjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Maqedoni

Vazhdohet afati i ngrirjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Maqedoni

Çmimet e produkteve ushqimore bazë, ujit, pijeve jo të gazuara dhe të gazuara dhe birrës do të vazhdojnë të jenë të ngrira deri më 31 janar, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Vendimi është marrë në seancën e djeshme të qeverisë me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe, siç thuhet në njoftim, është në interes të qytetarëve për shkak të festave të ardhshme të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

“Sipas vendimit të qeverisë, të miratuar me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, kufizimi i çmimit të disa produkteve në tregtinë me pakicë, i cili ishte i vlefshëm deri më 31 dhjetor, zgjatet deri më 31 janar. Bëhet fjalë për oriz të bardhë, miell gruri – tip 400 dhe 500, bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë dhe produkte të caktuara buke, lloje të caktuara biskotash, makarona, mish dhe produkte mishi, kos dhe produkte qumështi dhe vezë të freskëta pule, bëhet fjalë”, thuhet në njoftim.


Çmimet e ujit pa gaz dhe të gazuar, disa lloje të pijeve jo të gazuara dhe të gazuara dhe birrës poashtu mbeten të ngrira deri më 31 janar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori