Vazhdimi i seancës konstituive, Gërvalla: Gjithçka varet nga vullneti i opozitës
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla deklaroi se nëse opozita nuk bllokon konstituimin, do të vazhdojnë me procedura.
E pyetur nga gazetarët nëse kanë ndonjë marrëveshje me subjektet politike ajo tha se kjo gjë do të shihet sot.
"Mbetet të shihet sot, gjithçka varet nga vullneti i opozitës. Presidentja ju ka treguar se seanca konstituive nuk bëhet për të bllokuar, por në sensin e zhbllokimit. Jemi të siguruar që po vazhdohet seanca", tha Gërvalla.
Seanca konstituive do të fillojë nga ora 12:00./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























