Vazektomia – procedurë kirurgjike për sterilizimin e përhershëm mashkullor – mund t’jua heqë mundësitë për të krijuar fëmijë, por ju rikthen diçka: më shumë seks
Një studim me 294 çifte nga hulumtues gjermanë ka zbuluar se meshkujt të cilët kanë kryer vazektomi kishin raportuar se kanë filluar të bëjnë më shumë seks, kanë dëshirë më të madhe seksuale, ereksione më të forta dhe orgazma më intensive.
Edhe partneret e tyre kishin raportuar për rritje të kënaqësisë seksuale, transmeton Telegrafi.
Sipas hulumtuesve, këto ndjenja të rritura të kënaqësisë dhe epshi mund t’i atribuohen mungesës së shqetësimit për shtatzëni të padëshiruar.
Një përqindje e madhe e meshkujve të anketuar kishin thënë se jetët e tyre seksuale janë përmirësuar dukshëm pas vazektomisë, 12.4 për qind kishin raportuar se kishin filluar të bëjnë seks më shpejt, etj.
Vazektomia, procedurë kirurgjikale e sigurt dhe e thjeshtë
Nëpërmjet një prerjeje, ose çarjeje të vogël në skrotum, kirurgu lokalizon secilin prej 2 tubave që çojnë spermën në penis (vas deferens) dhe i pret, ose i bllokon ata duke mbyllur, ose duke përdorur nxehtësi, apo elektricitet (djegie).
Kjo metodë funksionon duke mbyllur secilin prej tubave (vas deferens), në këtë mënyrë mban spermatoziodët jashtë spermës. Fara derdhet, por nuk mund të shkaktojë shtatzëni.
Mashkulli, ose çifti duhet të përdorë prezervativë, ose një metodë tjetër kontraceptive gjatë 3 muajve pas kryerjes së vazektomisë. /Telegrafi/