Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, ka propozuar z. Dritan Demiraj si kandidat për zgjedhjet presidenciale në Shqipëri
Propozim për President të Republikës së Shqipërisë
Drejtuar:
Shkëlqesisë së Saj, Zonjës Lindita NIKOLLA, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë
Zotit Taulant BALLA, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Zotit Enkelejd ALIBEAJ, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Zonjës Mesila DODA, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim
Zotit Agron DUKA, Kryetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim
Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” organizata më e vjetër e diasporës e ndjek me vëmendje situatën si dhe zhvillimet politike në Shqipëri.
Stabiliteti politik, partneriteti me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, institucionet e forta demokratike janë gjithmonë boshti i orientimit tonë kombëtar për një Shqipëri të zhvilluar.
Duke ndjekur kalendarin kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë, kemi nderin e veçantë që në unanimitet të plotë të Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe të 20 degëve në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës t`ju propozojmë dhe të mbështesim për herë të parë një kandidat për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Sa më sipër propozojmë zotin Dritan Demiraj si kandidat për zgjedhjet presidenciale në Shqipëri.
Z. Dritan Demiraj ka një biografi dhe aktivitet të pasur si një nga ish ushtarakët e lartë më të vlerësuar dhe të dekoruar në dekadat e fundit. Roli i tij në përfaqësimin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të njësive të forcave të armatosura ka bërë krenarë jo vetëm shqiptarët brenda vendit por mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë dhe punojnë në botë.
Kolonel Dritan Demiraj gjatë drejtimit të misioneve luftarake është vlerësuar maksimalisht nga institucionet më të larta të Republikës së Shqipëri, duke u vlerësuar me medaljet “Nderi i Kombit”, “Mjeshtër i Madh”, “Medaljen e Artë të Shqiponjës” si dhe është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
Gjatë viteve të fundit, z. Dritan Demiraj ka ushtruar një aktivitet intensiv kombëtar duke qënë gjithmonë një zë i fuqishëm për të ndihmuar në fushën e sigurisë dhe të sfidave në reformimin e forcave të armatosura.
Ai mban gradën Doktor i Shkencave në fushën e sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka pjekurinë e duhur dhe kualifikimet e nevojshme për të mbajtur detyrën e lartë të kreut të Shtetit Shqiptar dhe për të qenë garant i Kushtetutës dhe ligjeve.
Federata Pan Shqiptare e Amerikës “Vatra” shpreh besimin e plotë se zoti Dritan Demiraj do të jetë një President simbol i unitetit të kombit dhe një garanci e harmonizimit të politikave me aleatin tonë strategjik SHBA, dhe jo vetëm.
Duke pasur vëmendje dhe ndjeshmëri të shtuar ndaj zhvillimeve gjeopolitike në rajon dhe më gjerë, si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura ai do të jetë një garanci më e madhe në drejtim të politikave të sigurisë.
Të nderuar përfaqësues të popullit Shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë!
Federata Pan Shqiptare e Amerikës “Vatra” me mirënjohje dhe vlerësim për rolin dhe misionin Tuaj, lutet të mbështesni kandidatin e parë të propozuar nga diaspora zotin Dritan Demiraj.
Një president i zgjedhur me konsensus, mirëkuptim dhe përfaqësues i të gjithë Shqiptarëve patriotë, do të jetë mesazhi i duhur politik për situatën aktuale të Shqipërisë.
Me bindjen e thellë që propozimi jonë do të shqyrtohet dhe do të mbështetet nga ana Juaj pa dallime politike,
Me respekt dhe nderime
Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”
Elmi Berisha
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?