LAJMI I FUNDIT:

Vatra: Bujanoci t’i kthehet Kosovës gjatë demarkacionit me Serbinë

Vatra: Bujanoci t’i kthehet Kosovës gjatë demarkacionit me Serbinë

Sot gjatë një konference për media, përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare VATRA, në selinë qendrore, pasqyruan disa dokumente me vlerë historike që dëshmojnë se Bujanoci ka qenë pjesë e Republikës së Kosovës.

Siç thuhet në një komunikatë, në këtë konferencë, Kushtrim Kadriu prezantoi dokumente dhe i bëri thirrje instancave ndërkombëtare dhe atyre të Republikës së Kosovës që gjatë procesit të demarkacionit të kufirit me Serbinë, të merren këto dokumente si provë dhe të përmirësohet gabimi 50 vjeçar i ndarjes së këtyre trojeve nga trungu i shtetit amë, Republikës së Kosovës.

Kurse kryetarja dhe njëherit koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Gentiana Shabani, elaboroi punën që është duke u bërë në Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sfidat që e presin atë në muajt në vazhdim, takimet që janë bërë dhe vuri theksin që Vatra dhe Zyra për Preshevë do të jenë gjithmonë përkrahja dhe zëri i qytetarëve për tu gjetur zgjidhje në problemet shumë vjeçare të tyre.


“Kryesia L.Q. VATRA i dha përkrahje të madhe Gentiana Shabanit për punën e saj të deritanishme dhe njoftoi opinionin se nga kjo javë konferencat dhe aktivitetet do të jenë të përjavshme”, thuhet në fund. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori