LAJMI I FUNDIT:

Vashat e Kosovës U19 shënojnë fitore ndaj Turqisë

Vashat e Kosovës U19 shënojnë fitore ndaj Turqisë
Kosova U19 (Foto: FFK)

Kosova U19 në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në miqësoren e dytë kundër Kombëtares turke të së njëjtës grupmoshë.

Dardanet e reja triumfuan me rezultat 3:2, në ndeshjen e zhvilluar në kampin e ekipeve kombëtare të Federatës turke.

Të parat në epërsi kaluan vendaset me golin e shënuar nga Berivan Içen, në minutën e 21-të. Shifrat i barazoi Loreta Lulaj, në minutën e 50-të.


Pesë minuta më vonë turket sërish kaluan në epërsi me golin e dyshimtë të realizuar nga Tulin Kyjucak.

Megjithatë, më pas në skenë sërish doli Loreta Lulaj, e cila realizoi dy gola tjerë, në minutat 74 dhe 76 për t’ia siguruar Kosovës fitoren e merituar në këtë takim.

Kosova U19 (Foto: FFK)

Pas ndeshjes përzgjedhësi Kushtrim Munishi u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e ekipit dhe i përgëzoi vajzat për lojën e treguar.

“Në ndeshjen e sotme treguam se humbja në ndeshjen e parë me rezultat 3:0 nuk ishte pasqyrë reale. E kemi ditur se kemi ekip më të mirë dhe me lojën e sotme e vërtetuam një gjë të tillë. Përkundër presionit të vazhdueshëm të ekipit rival mbi gjyqtarët, ne arritëm t’i gëzohemi fitores. Goli i dytë i Turqisë u shënua me dorë, por gjyqtari e pranoi pasi kishte presion të madh gjatë tërë ndeshjes”.

“Gjithsesi, vajzat tona kanë dëshmuar nivel të lartë dhe kanë luajtur me mençuri. I përgëzoj për këtë paraqitje dinjitoze dhe për fitoren e arritur. Në ndeshjet kualifikuese në tetor pres të kemi paraqitje edhe më të mira, ngase kemi kohë për t’u përgatitur”, ka thënë Munishi. Do theksuar se në ndeshjen e parë Kosovës i mungoi golashënuesja e trefishtë në takimin e sotëm, Loreta Lulaj, e cila pa dyshim këtë herë e bëri diferencën në fushë.

Në trend Sport

Më shumë
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ndërkombëtare
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin

La Liga
Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës

Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës

Përfaqësueset
Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

Befason ish-gjyqtari spanjoll – deklaron se ylli i Real Madridit duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq

La Liga
Plymouth ‘shokon’ Liverpoolin, duke e eliminuar nga FA Cup

Plymouth ‘shokon’ Liverpoolin, duke e eliminuar nga FA Cup

Premier League
Forma e shkëlqyer e Moise Kean - dy gjigantët e Ligës Premier mendojnë ta paguajnë klauzolën e tij

Forma e shkëlqyer e Moise Kean - dy gjigantët e Ligës Premier mendojnë ta paguajnë klauzolën e tij

Premier League
Kalo në kategori